Armata e humbjes

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Kryesisht, shkak për humbjen në Dibër janë armata e të dërguarve të PD-së në atë Bashki, si Nul Mokat, Strazimirët, Kaç Islamët, Vokshët, Xhelal Mzinjtë, Salianjit, armata e të shkarkuarve nga Policia e Shtetit për mëkate të mëdha e disa derdimenëve të tjerë që janë të aftë të shpifin, të shajnë, të shantazhojnë, të organizojnë kurthe ndaj kundërshtarëve politikë, të rrahin, të gjakosin, të të kërcënojnë me pistoletë dhe përpos kësaj, të sulmojnë dhe forcat e ruajtjes së rendit gjatë detyrës.

Nuk mendoj se Basha ka nxjerrë ndonjë konkluzion nga humbja. As analizë nuk do bëhet. Këto dy palë brenda kësaj PD-je janë njëlloj përgjegjës për humbjen dhe natyrisht krye mëkatari është vetë Basha që e katandisi në këtë derexhe PD-në. Por pikërisht kjo mungesë analize, reflektimi dhe mallkimi që po i bëjnë popullit të Dibrës pse nuk u dha votën, kjo do u kthehet në ndëshkim të rëndë në zgjedhjet e 2017-s që nuk janë larg. Që tani shumë forca politike kanë filluar të ndezin motorët për fushatën e ardhshme, në një kohë që këto forca brenda PD-së presin të anatemojnë njëra-tjetrën pas humbjes së sigurt të 2017-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *