Armë në Rinas, bllokohen tre pako postare

Ornela
????????????????????????????????????

Trafikantët po gjejnë mënyra nga më të çuditshmet për të realizuar qëllimin e tyre kriminal, ndërsa masat antiterror dhanë rezultatet e para. Punonjësit e kompanisë “ICTS” në aeroportin e Rinasit janë befasuar kur gjatë skanimit të disa pakove të një kompanie të postës së shpejtë, kanë konstatuar pjesë armësh luftarake.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije për Top Channel së bëhet fjalë për pjesët e të paktën dy a më shumë kallashnikovëve, të cilët do të kalonin përmes aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit.

Sipas të njëjtave burime, nga hetimet e deritanishme rezulton se destinacioni final i pjesëve të armës luftarake ishte Britania e Madhe, ndërsa pakot do të kalonin tranzit nga Athina.

Pjesët e kallashnikovëve ishin ndarë në 3 pako ndërsa policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave të implikuar në këtë tentativë trafiku.

Hetimet janë fokusuar tek personat që kanë nisur pakot por po punohet edhe për identifikimin e pritësve të dërgesës. Pjesët e armëve janë gjetur pasditen e së enjtes, ditë kur policia e shtetit njoftoi se ka marrë masa shtesë antiterror, si në mbarë shtetet europiane, pas disa sulmeve dhe kërcënimeve në vazhdim të ISIS.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet ndaj mësohet se për hetimin e këtij rasti është ngritur një grup pune nga Prokuroria, drejtoria e antiterrorit, drejtoria e krimit të organizuar dhe SHISH.

Share This Article
5 Comments
  • po si do te kapni autoret kur cdo gje e bete publike dhe nuk arrini te mbani sekretin deri sa te kapen fajtoret
    jeni mbeshtetes te ngjarjes ose bashkepuntore pra lajmeruat shoket nepermjet gazetes
    hajde media hajde

  • Shtet i shthurur dhe i degjeneruar, bashkepunues me kriminele, kontrbandiste armesh, droge dhe prostitucioni.
    Ne vend qe te lejonin kalimin “lirshem” te pjeseve te kallashit per te kapur porositesi e me pas furnizuesit e bashkekriminelet, lajmerojne mediat dhe nepermjet tyre kriminelet per tu zhdukur….
    Kush mban pergjrgjesi per rrjedhje informacion?????
    Shtet leshi, shtet legen.

  • UAAAAA…AUUUUUU….
    Po Xenm sypeshkaqeni i mbretit Sali reksportoi e trafikoi tere armatimin e municionin dhe e ktheu ne flori e nuk u be i gjalle njeri….

  • Gjersa u konstatua nje rast i tille, ne rradhe te pare ne menyre te heshtur organet kopetente te verifikonin se kush eshte jane pas pakove derguesit dhe kush jane marresit. Me kapjen e tyre, pastaj te dilte ne media, duke i nxjerre me emer, mbiemer dhe ne figure (pa njolle) se kush jane keto birbo, me falni keta “te zgjuar dhe te shkathet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *