Ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë Bankë dhe më pas ka ndjekur studimet Master në Fakultetin Juridik, për Qeverisje dhe Administratë Publike në Universitetin e Tiranës. Kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në fushën e financës, kontabilitetit. Eksperiencë e gjatë në fushën e kontrollit dhe trafikut ajror. Aktualisht, Sekretare e Përgjithshme e Alencës Popullore për Lëvizjen Çame dhe kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës.
Pse disa gra, edhe pasi e mbyllin disa herë me çelës derën e blinduar, e shtyjnë me trup për ta kontrolluar nëse u mbyll?
Sinqerisht, edhe unë jam njëra prej tyre. Mendoj se në çdo veprim, ne gratë kërkojmë një siguri të dyfishtë.
Po kjo pasiguri, nga vjen? Vetëm të lutem, mos më thuaj nga koha e monizmit?
Jo, këtë nuk e them dot, pasi në atë kohë nuk kishim nevojë as ta mbyllnim, pale ta shtynim me shpatulla. Mendoj se kjo kohë që po jetojmë, në subkoshiencën tonë po na shkakton frikë, pasiguri dhe kërkojmë të paktën aty ku kemi mundësi, ti mbrojmë gjërat që kemi. Kjo e kontrollit të derës, është një prej tyre.
Çfarë ndryshon, te mëngjesi i një gruaje, që sapo ka filluar të merret me politikë?
Po nisem nga vetja. Më ka ndryshuar gjumi, pasi pavarësisht lodhjes së madhe të ditës, mezi pres të zgjohem dhe të vazhdoj angazhimet aty ku i kam lënë. Si përfundim, mëngjesi është i vrullshëm, kjo mbase edhe sepse jemi një parti e re dhe koha në dispozicion për t’i bërë të gjitha gjërat, është e limituar.
A do të kishte qenë mirë që Aleanca Popullore të krijohej vite më parë?
Ne ndër vite pritëm dhe shpresuam që “paria” që përfaqësonte komunitetin dhe interesat legjitime came, të bënte sado pak nga premtimet që kish dhënë. Ata për arsyet që dihen tashmë, kauzën tonë e keqpërdorën, dhe AP lindi si nevojë imediate për të qenë në parlamentin e ardhshëm. Nuk mund të linim të abuzohej edhe 4 vite të tjera me këtë komunitet aq të përvuajtur.
Çfarë pret të ndryshojë, te gruaja çame, pas 23 Qershorit?
Do të fillojë të marrë pjesën që i takon në politikat e vendit dhe në administratën shtetërore. Në zonat rurale, trajnimet profesionale, do t’ia mundësojnë më lehtë gjetjen e punëve për aftësitë që ato kanë.
Gratë politikane të shteteve evropiane, a e njohin kauzën e gruas çame?
Mund të them se nuk dinë asgjë. Është lënë qëllimisht në heshtje prej shumë vitesh. Jam e bindur që gjithkush, gjithkund duhet të marrë vesh se ka një komunitet çam që si gjithë të tjerët duhet të gëzojë të drejtat themelore. Edhe gratë politikane të shteteve evropiane, së shpejti do të njihen me të vërtetën.
Gruaja çame, është e majtë apo e djathtë?
Çështja çame nuk ka kah politik. Është një kauzë që i përfshin të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë.
Shqiptarët e Kosovës, a bëhen ndonjëherë më të ndjeshëm për çështjen çame, se shqiptarët e Shqipërisë?
Është e vërtetë, sepse populli shqiptar i Kosovës e ka ndjerë në kurriz se çdo të thotë të jesh i nënvlerësuar, i përbuzur, dhe i përzënë nga trojet e veta për gati një shekull. Kjo është arsyeja që janë më të ndjeshëm ndaj çështjes kombëtare dhe sidomos asaj çame. Po në të njëjtën mënyrë, edhe ne, jo vetëm e përjetuam luftën e Kosovës, por edhe u përfshimë duke bërë ç’mundëm që ajo kohë e vështirë të kalonte me sa më pak dhimbje.
Çfarë sjellje i karakterizon përgjithësisht, gratë e pasura shqiptare?
Mendoj që shumë gra të pasura nuk kanë ndjeshmëritë e nevojshme për gjërat që na rrethojnë dhe normalisht kur nuk ka zemër, edhe gjaku nuk arrin të shkojë në tru.
Dizinformimi më i madh për çështjen çame, cili ka qenë, përgjatë 23 viteve që lamë pas?
Ka patur mjaft, por ajo që ka arritur kulmin ka qenë e ashtu quajtura rezoluta çame, rreth dy muaj para këtyre zgjedhjeve. Këta pseudo politikanë të mbrojtjes së çështjes çame, abuzuan edhe me këtë rezolute. Kjo na la një shije të hidhur të gjithëve dhe na motivoi dhe na nxiti të bashkohemi dhe ti themi njëherazi ndal kësaj situate absurde.
Keni ndërmend ta rishqyrtoni këtë rezolutë?
Së pari, rezoluta është e cunguar në thelb dhe e pamjaftueshme. Jo vetëm komuniteti çam, por çdo shqiptar i ndjeshëm në çështjet kombëtare, nuk mund ta pranojë një rezolutë të tillë dhe ne do të bëjmë që çdo deputet shqiptar ta votojë unanimisht atë. Nuk mund të kalojë një çështje kaq madhore, me një shumicë të cilësuar.
Politika shqiptare, a ka paragjykime në pranimin e një gruaje të re, në gjirin e saj?
Te AP nuk e kam ndjerë asnjëherë. Çdo zë dëgjohet i barabartë, çdo ide vlerësohet me të njëjtën vëmendje dhe çdo kush ndihet i-e barabartë gjatë një diskutimi.
A ka shumë vajza që aderojnë te Aleanca Popullore ?
Po, në të gjitha qarqet ka prurje të reja, vajza çame, por jo vetëm. Kjo është pjesa më frymëzuese për t’i bërë të prekshme premtimet tona.
Pse në administratën shtetërore, të mos shprehen lirshëm njerëzit, për idenë politike që kanë?
Mendoj se përzgjedhja në administratën publike nuk është në bazë të meritokracisë, por në bazë të bindjeve politike…
Nëse pas zgjedhjeve, Alenca Popullore do të drejtojë një Ministri, a do ta mbushë ajo atë me njerëzit e kësaj partie?
Jo. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Do të përpiqemi që njerëzit më të përgatitur ti drejtojmë aty ku ata mund të kontribuojnë sa më mirë për vendin. Do të vlerësojmë performancën profesionale, pasi vendi ynë tashmë, ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të kualifikuar.
Kur do të kemi një grua lidere, që të drejtojë një parti parlamentare?
Nuk e di, por unë mund të flas për partinë time. Në momentin që do të mbledhim kuvendin e Aleancës Popullore, le të shpresojmë të zgjidhet një grua për ta kryesuar dhe kjo do te ishte një risi e mirëpritur nga të gjithë.
bravo zonje ju prifte e mbara me dojaken e ty ne krye
Saliut “baba i ka fole mire per çamte”,por Saliu nuk hengerka pyka..
Ka gjetur Peton keto vite e ka bere gallate me te e te dy sebashku me tere çamte….
Prandaj mos me thoni qe “òamte jane te squet…
T’ja u hedhe Saliu bashke me Peto Idrizin
Ju qofshi…!!!