Armëpushimi në Alepo zgjatet deri të hënën

Dita

Është zgjatur me 3 ditë të tjera armëpushimi në qytetin e Alepos, Siri. Kjo, si pasojë për të ndaluar përkeqësimin e situatës, ka deklaruar ministria e Mbrojtjes ruse.

Ndërkohë të mërkurën, ushtria siriane ka njoftuar  një armëpushim dyditor, dy javë pas luftimeve që lanë pas rreth 300 civilë të vdekur.

Mediet vendase shkruajnë se aktet e fundit të dhunës të verifikuara në vendin e tyre kanë qenë fazat më të rënda të luftës përgjatë vitit të fundit. Raporte të ndryshme tregojnë se armëpushimi i shkurtër solli një periudhë qetësie për banorët e Alepos.

Sipas BBC-së, ky vendim u mor në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë jetë një armëpushimi gjithëpërfshirës, plani për të cilin u prezantua në shkurt.

Që prej shtatorin të 2015-s, Rusia ka mbështetur aleaten e saj, Sirinë, me sulme ajrore. Alepo, që ndodhet në veri-perëndim të Sirisë, ishte qendra financiare dhe industriale e vendit përpara se lufta civile 5-vjeçare të fillonte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *