Armët e përdorura për sulmin në Paris janë prodhuar në Serbi

Saimir Lleshi

Armët që janë përdorur për vrasjet masive në Paris mbrëmjen e 13 nëntorit janë prodhuar në Serbi. Të paktën dy prej armëve mësohet se janë prodhuar nga një kompani serbe në fillim të viteve 1990.

Milojko Brzakoviç, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për armë, Zastava, në Kragujevc, ka thënë për Rel, se Ministria e Brendshme e Serbisë kishte kërkuar informacion në lidhje me armë të veçanta, të përdorura në sulmet e Parisit, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Brzakoviç tha se hetuesit kanë gjurmuar origjinën e të paktën dy revoleve të tipit M70, të përdorur në këtë sulm.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë dhënë “numra specifike” për armët që kishin qenë të përdorura nga militantët në Paris dhe të cilat u gjetën në skenat e sulmeve.

Militantët më 13 nëntor kanë sulmuar stadiumin kombëtar të Francës, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh, duke vrarë 130 persona.

Share This Article
2 Comments
  • Duket mire kush e financon Isis, qe nga serbet dhe ruset, nje linje kane. destabilizimin e rajonit dhe per pasoje futjen ne lufte dhe ndryshim kufijsh, nepermjet terrorrit.

    • Mirel esht gjysma e se vertetes ky legen gazetar pse nuk thote qe ishte nje i ri gjerman qe ja u shiti 6 dite perpara terrorit dhe ishin dy kallashnikov tè prodhuar ne Serbi vite me pare cudi por cdo lloj terrori le gjurme ne Gjermani .Pse nuk flet per kallashet qe i ke ne cdo taliban shqiptar te dhuruar nga ShPELLARI i Sheqeres shikoni kosoven dhe kjo mjafton .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *