Letër e nënshkruar
Illo Foto – NY
Protestat për ndalimin e demontimit të armëve kimike të Sirisë ishin një komedi, që nuk dihet skenari dhe regjizura. Një gjë dihet saktë. Të tërë bisedat që u organizuan në media përbënin një auditor, në shumicën e rasteve jo kopetent. Të tillë ishin edhe disa shkrime të shtypit, por shumë më të përmbajtura. Deklaratat e Lubonjës, të Braçes, Blushit shquhen për mungesë kopetence. Nuk flas për deklaratat e Berishës dhe Bashës që kujtuan se u erdhi zogu në dorë për të rrëzuar Qeverinë, që është e vendosur në rrugën e vështirë të rilindjes së demokracisë dhe të prosperitetit të vendit. Berisha ka kohë që nuk është as mjek as politikan, prandaj nuk ka pse ta dëgjojë kush.
Në thelb problemi është kimik, por u kthye në banalitet politik. Të pafajshëm ishin vetëm protestusit që u besuan mediave dhe përfaqësuesve të tyre, qe i votuan më 23 Qershor. Sa për fillim, po jap pak të dhëna për kiminë moderne. Babai i kimisë është shkencëtari rus Mendelejev (1834-1907). Ky laurant i çmimit Nobel, hartoi tabelën me emrin e tij. Elementet kimike i bashkojnë peshat atomike dhe valencat. Në kohën e vet Mendelejevi njohu 58 elemente dhe i renditi në kuti. Disa kuti i la bosh dhe këtu qëndron besueshmëria dhe gjenialiteti i tij, sepse pas vdekjes, u zbuluan ata elementë që ai i pat përshkruar me karakteristika të peshës atomike dhe të valencave.
Industria kimike ushtarake është e bazuar në teorinë e Mendelejevit, sipas të cilës elementet hyjnë në reaksion dhe krijojnë substancë dytësore, disa janë helmuese, që ashtu si u krijuan edhe shpërbëhen në dhoma të veshura me plumb, nëpermjet reaksioneve reversible. Aq agresive sa janë, aq dhe i binden ligjeve të hekurta mendelevjane. Elemente toksike kemi dhe në qelizë, madje dhe në ushqimet tona , por ato u nënshtrohen reaksioneve reversible dhe bëhen të pa rrezikshme. Kjo është e gjitha. Shqipëria ka pasur dhe ka autoritete të fuqishme të shkencës kimike. Mund të përmend: Rustem Buzo, Aleko Xoxa, Nos Nosi, Qevqeb Kambo etj. Këta kanë lënë pasardhës me kulturë kimike më të avancuar, që duhet t’i aktivizonte media për të sqaruar publikun. Ata që u paraqitën dhe folën me kopetencë, kam dyshim se nuk e dinin që në botë ka jetuar Mendelejevi i madh.
Ajo që dua të nënvizoj është fakti që me refuzimin e programit të OKB-së, për të mos qenë partnerë në asgjësimin e armëve kimike të Asadit, kemi humbur kredenciale morale dhe materiale pa arsye.

Plotesisht dakort me kete postim me kopetence e jo duke folur ne hava per kredo momentale siç bene mjaft medioker te kesaj fushe.