Armët kimike, Meta ripërsërit: Çdo vendim do të jetë në interes të qytetarëve

redaktor

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, shprehet se nuk ka dhe as ka pasur asnjë vendim për armët kimike. Pas vizitës në Panairin e Librit, Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve, duke ripërsëritur se çdo vendim do të jetë transparent dhe në të mirë të shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka pasur. Nuk ekziston asnjë vendim i tillë. Ka pasur dhe ka komunikime te ndryshme të vendeve partnere dhe vendeve të OKB-së”, ka deklaruar Meta.

“Nuk duhet të nxitohemi sepse nuk sjellim asgjë pozitive. Çdo vendim do të jetë transparent dhe do të jetë në të ardhmen e qytetarëve. Kam besim se kryeministri Rama do të marrë vendim përputhur me interesin publik, interesin kombëtar dhe qytetar”, përfundoi Meta.

 

* * *

Meta takon dhe mbështet protestuesit: Çdo vendim do ketë në themel të ardhmen e vendit

14 nentor – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përpara fillimit të seancës së sotme plenare iu bashkua dhe mbështeti protestuesit të cilët kishin dalë kundër asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në vendit tonë.
“Dua t’ju siguroj se ky është vendim juaj dhe kjo është qeveria juaj. Asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret pa dëgjuar zërin tuaj dhe të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Sazan Gurit dhe të gjithë përfaqësuesve të nderuar të shoqërisë civile. Unë erdha këtu duke e ndjerë shqetësimin tuaj, por duke ndjerë edhe spekulimet e mëdha që janë bërë me këtë çështje. Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave që janë këtu dhe kudo në të gjithë vendin. Prandaj kini besim sepse ky është parlamenti juaj. Kjo është qeveria juaj. Të jeni të qetë dhe të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel zërin tuaj, të ardhmen tuaj që nuk do të cenojë . Unë, Ju premtoj që bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit ne do të jemi në krahun tuaj dhe në të ardhmen së vendit dhe absolutisht ju duhet të jeni të sigurt, që ky Parlament dhe kjo qeveri nuk mund të vihet kundër vullnetit tuaj”,  deklaroi Meta.

Dy dite me pare ne nje interviste televizive, Meta tha:  “Kjo është një çështje ku padyshim politika do të thotë fjalën e saj, por padyshim ekspertët do të thonë fjalën e tyre. Dhe mendimi i shoqërisë civile ka peshën e tij.  Gjëja më e thjeshtë për një vend është të thotë jo, nuk marrim asnjë angazhim. Zakonisht kjo ndodh për vendet të cilat kanë bërë një zgjedhje të caktuar të tyre. Ndërkohë që ne jemi përcaktuar qartë si një vend anëtar i NATO-s. NATO udhëhiqet nga SHBA dhe SHBA janë aleati ynë kryesor strategjik, gjithmonë kanë synuar të mirën e Shqipërisë dhe padyshim që këtë do ta synojnë gjithmonë…Përgjegjësitë tona do të jenë përgjegjësi me këmbë në tokë dhe në respekt të mundësive. Nuk mund ti imponohet një vendi për të bërë diçka që është e pamundur…”

 

Share This Article
15 Comments
  • E dashur DITA! Po bëhet një luftë e ashpër mediatike nga njerëz inkopetent për armët kimike. Dëgjojmë lloj-lloj argumentash pro dhe kundër. Ajo që më bën përshtypje janë deponimet konformiste, inkopetente të të ashtuquajturve, të vetshpallurve “ambientalistë”. Si në çdo fushë, edhe në këtë problem, fusin hundët kush mundet. Lërini këtë ta bëjnë profesionistët, adapët e kësaj pune, kimistët. Apo janë ata, me ç’pamë në protestë, që u ikën privilegjet, lukset e pamerituara. Ata që bëjnë tellallin e thërrasin në beteja për të mbjellë vetëm panik. Zonja e zotërinj, kthejeni për një moment kokën pas. Shikoni nga keni ardhur, ç’rrugë keni bërë, ç’keni lënë e ç’keni mbjellë e çfarë kërkoni të korrni. Turp, turp e vetëm turp! Keni dhe gojë e flisni, ku e gjeni kurajon xhanëm! Jemi në NATO dhe po kërkojme të hapim derën për Europë. Dhe aderimi në to ka detyra, obligime që duhen respektuar. Të mos shkojmë larg. A mund ta harrojmë ’99? Kaq shpejt e harruat? Si mundeni? Me ç’moral e kurajo e mohoni? Po të mos kishte vënë veton pikërisht ajo Amerika, diskutohej ekzistenca e kombit, shuarja, flama. Dhe këtë besoj se e dini edhe ju, e dinë të gjithë, e di gjithë bota. Por juve kështu ua do puna, politika vrastare, përçarëse, që të mbuloni zullumet tuaja. Jo, jo, nuk shkon kjo. Mos i hidhni benzinë zjarrit. Sado që mundoheni ta mbuloni diellin me shoshë, kot e keni. Do vijë dita që çekani i së drejtës do të godasi fort dhe mbi kokat tuaja që e morët zvarrë këtë popull e çuat në derexhe të fundit. Populli duron e duron, por kur të bëjë të turret, mjerë ju! Flm, Demir Rusi.

    • A duhet opozita të përdorë çështjen e lëndëve kimike?

      Natyrisht që po. Opozita ka të drejtën e saj të jetë një zë i qartë dhe i artikuluar pro ose kundër kësaj çështje. Qeveria ka më shumë përgjegjësi për të mbajtur një qëndrim të matur dhe për të marrë një vendim të përgjegjshëm për vendin, ndërsa opozita e ka më të thjeshtë. Ajo duhet të thotë PO ose JO kësaj çështje, duke e trajtuar si aksion të saj.
      Por në Shqipëri po ndodh e kundërta. Opozita është me e paqartë se sa qeveria në këtë çështje. Lulzim Basha ka dhjetë ditë që nuk thotë as PO as JO për lëndët kimike, por thotë të jetë qeveria e qartë. Ky mund të jetë i vetmi lider opozite në botë që varet nga qeveria dhe jo nga bindjet dhe idetë e tij. Sot asnjë opozitar dhe asnjë qytetar i këtij vendi nuk di se ç’mendon Lulzim Basha për lëndët kimike, por di që ai kërkon të dijë se ç’mendon qeveria.
      Kjo sjellje atipike prej struci, kjo ikje nga përgjegjësia dhe pafuqia për të qenë një lider vendimmarrës, e bëjnë atë ashtu siç e bëjnë, një lider tek i cili nuk beson askush dhe që detyron shqiptarët të votojnë me tre të katërtat kundër tij. Lulzim Basha është aq pa shtyllë kurrizore sa nuk i shkon as lufta, as paqja, as opozita, as pushteti. Edhe kur vrau katër qytetarë dhe la jetimë tetë fëmijë, u fsheh pas pantallonave të mbushura të Berishës, dhe kur kërkon të bëjë opozitarin, kërkon ta fshehë fytyrën pas kundragazeve të lëndëve kimike, edhe kur të shkojë pranë vendit ku vrau Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin, kërkon të mos i duket fytyra. Ky dyzim i tij si lider opozite, që ndjek dyzimin e karakterit të tij, janë në të vërtetë armiku real i opozitës, janë sëmundja që nuk do ta lejojë këtë njeri të bëhet kurrë udhëheqës.

  • Po nuk e ke morret vesh lajmin e dores se fundit o Milet i Paditur?

    EDI RAMA KA DEKLARUAR QE NUK KA MARRE VENDIM.

    Pse valle keshtu Edi Rama ka ndryshuar menjehere pllaken dhe ka diskutuar situaten? Sepse nuk i beson shume sinqeritetit te Aleatit Strategjik, sepse Qaf Molla eshte mjaft afer me vilen famoze qe ka filluar te ndertoje ne kerrthize te Dajtit dhe kur Linda e frikesuar i tha: “Po ne si do t’ja bejme?” Edvini ja preu: “E ka projektuar vilen bashkeshortore si BUNKER i Kohes se Qepes te Enverit dhe ne rast BUMJE te LHL-ve te Asadit ne Qaf Molle, ne futemi brenda dhe fshihemi pas mureve prej betonarmeje. Formulen kimike te Betonit ma ka dhene Alfred Moisiu qe i ka provuar vete bunkeret e Mehmet Shehut.” Po Linda ja preu: “Po a e di ti more Edvin Burri se SARIN-DREQI i Asadit eshte projektuar nga ruset e Putin Ftyrkeqit qe te depertoje edhe lekuren e njeriut dhe muret prej betoni?” Edvini i shqetesuar i pergjigjet Lindes: “Oh kete nuk e dija por do pyes neser Avrizune ose Aleatin Strategjik Kerry-in qe te me jape spjegime suplementare. Deri atehere po themi qe nuk kemi marre vendim akoma. Pastaj po ve edhe Aleatin Strategjik Meta te beje terkuze dhe te zgjase muhabetet, Oh sa mire me ken kryeminister” e mbyll sikletin familjar Edi Rama pas nje bisede te veshtire per fatin e familjes ne vilen ne kerrthize te Dajtit

  • AMERIKA MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTARE KA QENE DHE ESHTE KRAH PER KRAH ME SHQIPTARET

    Amerika ka qene eshte dhe do jete miku dhe vellai i madh i shqiptareve. Eshte Amerika qe investoje tere kapitalin e vet ushtarak , diplomatik e njerzor per clirimin e gjysmes se kombit Shqiptar.
    Eshte Amerika qe ka 23 vjet qe jep numrin me te madh te lotarive per shqiptaret ne Europe per te emigruar ne Amerike.
    Eshte Amerika qe u investua personalisht per te futur Shqiperine ne NATO.
    Demontimi i LHL nga Siria dhe carmatosja e regjimit kriminal te Asadit eshte ne interesin e demokracise se perbotshme kurse dergimi i tyre ne Shqiperi me siguri qe eshte ne interesin e ndersjedhte Amerike -Shqiperi pasi ne ceshtje te tilla te sigurise globale nuk thuhen te gjitha.
    Shqiptaret duhet te kene me shume besim tek Amerika dhe te nenkuptojme me shume pasi nuk i ka ardhur kurre ndonje e keqe nga Amerika perkundrazi cdo gje te mire qe kemi arritur qe mbas luftes se pare boterore kemi patur Ameriken ne krah. Kete vere ne Butrint erdhi per vizite vajza e ciftit te madh Clinton me kete duhet kuptuar se miqesia po transmetohet tek gjeneratat e reja e nuk kemi pse te kemi as dyshimin me te vogel.
    Thellesisht mendoj se nuk duhet bere politike me kete teme pasi eshte Shqiperia antare e NATOS e partnere te Amerikes ishte Berisha, tani eshte Ramma e do jete partnere te Amerikes kushdo qe te vije pas tije ne pushtet.
    E kam thene dhe e them me bindje se kur keto arme i kane menaxhuar e mbajtur ruset e sirjanet per me shume se 30 vjet pa bere deme ne popullsine civile (perjashto rastin qe i perdoren vete per te vrare popullin) nuk ka sanje shans te bejne dem tek shqiptaret kur teknologjia dhe menaxhimi nga ana e Amerikaneve eshte me vite drite me te avancuar.
    Cdo shqiptar qe tenton te cenoje e demtoje mardhenjet strategjike Amerike-Shqiperi o nuk mer vesh asgje nga kjo bote o eshte ne sherbim te antishqiptareve qe fatekeqesisht edhe keta nuk i kemi larg nga hapsiat ballkanike ne Ballkan.
    Mardhenjet strategjike me Ameriken eshte ceshtje kombetare dhe si e tille duhet trajtuar nga Qeveria Shqiptare. Qeveria duhet ulur ne tavoline me opoziten dhe duhet diskutuar qe kjo teme te menaxhohet sa me mire ne interes te forcimit te mardhenjeve me Ameriken por edhe ne interesin financiar e strategjik te Kombit Shqiptar.
    Eshte koha per te bere llogarite e benefiteve per Kombin Shqiptar e jo te benefiteve partikake pasi ato nuk ekistojne ne kete ceshtje te jeni te bindur.
    Shqiptaret jane proamerikane edhe ata qe perkrahin poziten edhe ata qe perkrahin opoziten dhe politika keshtu duhet sjelle per kete ceshtje dhe per cdo ceshtje tjeter qe ka te beje ne mardhenjet Amerikano-Shqiptare.
    Une mendoj se politika shqiptare e ka aq pjekuri sa ta kuptoje kete dhe te mos dali kunder interesave e vullnetit te popullit e interesave strategjike te kombit.
    Ashtu sic e tha edhe honorable Arvizu Amerika kurre nuk do e demtonte popullin Shqiptar nje nder popujt me proamerikan te botes dhe askush nuk duhet ta mendoje te kunderten pervec atyre qe jane antishqiptare dhe shikojne tek aleanca Amerikano-Shqiptare deshtimin e tyre.
    Politika Shqiptare duhet te ulet nje ore e me pare ne Parlament, komisionin e siguris apo keshillin e sigurimit kombetar dhe ta diskutoje me seriozitetin me te madh kerkesen e Qeverise Amerikane per kete ceshtje ku te fokusohen si rruget e menaxhimit por edhe kerkesat financiare, logjistike e te tjera ne rrafshin shteteror e kombetar duke parashtruar edhe kerkesen e njohjes se Kosoves nga Qeveria Ruse.
    Keshtu mbrohen shqiptaret dhe interesat e tyre ne Ballkan e jo me rreshtime partiake pa vlere e aq me pak me OJQ te kapura me kohe. Eshte koha qe te tere faktoret e aktoret (pozita dhe opozita) te vendosen ne sherbim te kombit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  • Ilir Meta, Shqiperia le te marre pergjegjesi, por jo duke vene territorin tone ne dispozicion, merrni borxh nje shume dollaresh dhe jepjani NATO-s per ta ndihmuar per carmatimin. Nese tashme nuk i kini shitur perfundimisht interesat e ketij vendi.

  • Ti Like, ngado qe te shkoj puna si pushtet je ne rregull se po ra rama, ti shkon futesh tek brekt e Saliut nuk e ke aspak prblem me sekdren dhe moralin. Sido qe te perfundoj asgjesimi i armeve kimike ti prape je ne rregull si ke miliarda dhe ia mbath ku ta doje kokrra e qejfit, madje me miliardat qe ke zhvatur nderton edhe qytet parajse xhami. Por qe edhe ti ke firmosur per te ardhur armet kimike ne Shqiperi kjo eshte mese e sigurt, se fundja ti formose me saliun ne vitin 2009 per te marre tre ministri lekesh e jo te mos firmosesh armet kimike te botes, me pazarin e te cilave ke rastin do mbushesh thaset. Ore Like, perse nuk i con keto arme kimike per asgjesim ne malet e Skraparit, ne tunelet e xhaxhi Enverit, ose tek ato guroret e tua ne malin e Tomorrit?

  • o z.meta sa here qe ti drejtosh seanca planetare jepi fjalen malokut te vicidolit qe te degjojme kercenimet e tij lerini mos i jipni kaq rendesi molokut se na cate megjithmen BYTHEN me gjith saliun.ndersa persa i perket armeve kimike po shfrytezohet jashtezakonisht nga ndyresirat deputete te pd jo se kan hallin a popullit por se nuk jane mesuar qe te rrine ne opozite dhe nga pislleqet e bera te mos shkojne ne burg por sic duken bathet qeveria dhe se bashku me ju dotja dorzoni shume shpejt celsat ketyre maskarejve natyrisht ne rast se nuk veprohet shume shpejt.

  • KIMIKATET-ATA QË FLASIN NUK DINË GJË, ATA QË DINË NUK FLASIN !
    Nga: Mehmet Metaj
    Ka disa dite qe “ambientalistet” gjeten “casus” per nje informacion “te tmerrshem” se në Shqipëri do të vijnë-depozitohen dhe demontohet një pjesë e arsenalit kimik Sirian. Menjëherë për të fituar kredo personale nga presioni që mund ti bëhet Qeverisë se Re, me atunë delikate të mbrojtjes së shëndetit të popullit, kan dalë në rrugë grupe masive njerëzish dhe tyrli sharlatani dhe flitet “me kompetenca” se tek ne do bëhet gjëma. Të dëgjosh këta sharlatanë duhet të ikësh natën nga Shqipëria.
    Në kulmin e diskutimeve që pati bërë SHBA për negociimet e fillimit ose jo të luftës në Vietnam në një ballafaqim me shtypin e kohës Presidentit Kisinger i patën bërë pyetjen se “..nga informacionet qe kemi dhe prononcimet e politikanëve tuaj ju do të filloni luftën në Vietnam” ai ju përgjigj: “Ata që flasin nuk dinë gjë, ata që dinë nuk flasin..”.
    Por pas Kryeministrit Rama sot u prononcua dhe Kryetari i parlamentit Meta. Ndoshta Qeveria duhet të paraprinte, dhe sqaronte situatën reale të këij bashkëpunimi dhe kontributi që vendi ynë mund e duhet të jap për të mbrojtur mjedisn global dhe njerëzit e pafajshem në Siri, si antarë të OKB-se dhe NATO’s, dhe institucionet dhe specialistet përgjegjës duhej ti argumentonin me kompetence këto pqartësi që të mos lihej dhe të krijohej vakum dhe ky konfuzion i panevojshëm dhe lihet shteg sharlatanëve që duke manipuluar turmat kërkojne dhe marrin më në fund ndonjëe projekt-bashkëpunimi.
    Por po të dëgjosh ekspertët dhe konsultosh literaturën përkatëse dhe po tëe kesh parasysh që kjo punë bëhet nën drejtimin-menaxhimin e Axhensise së OKB-se për Asgjesimin e Kimikateve dhe NATO’s çdonjeri me dy para mend në kokë e kupton se s’ka asgjë për tu shqetësuar, edhe sikur vërtet të vijnë, depozitohen e dëmontohen këto arme kimike se nuk do të mund të ketë asnjë rrezik për mjedisin dhe njerëzit.
    Çuditem gjithë ditën kur shoh turma njerëzish, me në krye disa batakçij histerik që bërtasin “u shua Shqipëria”. Kjo më kujton anekdodën e devesë që kur ishte në grahmat e fundit të ngordhjes i zoti ju ofrua dhe i kërkoi ndjesë, duke i përmendur se kur e kishte lënduar apo mbingarkuar, dhe deveja ju përgjigj dhe i tha se t’i kam falur te gjitha se unë për punë jam vetëm një rast nuk ta fal: kur në krye të karvanit tonë të deveve na nxore gomarin..” Dhe këto turma infantile apo profante në krye kan disa sharlatane dhe asnjë specialist të fushës dhe njeri të përgjegjshëm që të dinë se përse e bëjnë këtë alarm kaq të madh. Kaq turma tek ne nuk kan dalë as kur u pushtua Shqiperia me 1939-en. Më kot po çuditet bota se ç’po ndodh në Shqipëri.

  • Perse nuk ia dergojne atyre vendeve qe ja shiten helmin ne fillim, ka dale tani qe ishin disa firma Gjermane ato qe ja shiten Asadit keto materiale. Gjermania mori parate kurse ne HELMET.

  • -Po ne 2007-ten pse demontoi arme kimike Krimineli Sali ?
    -O shqipetar, pse jo me qetesi, utersi dhe kulture kundra nje shteti superfuqi ?
    -Demi eshte mbi ne popullin … tani prisni pasojat.
    -Kete deshte dhe kjo i interesonte Kriminelit Shpellar Verior Sali Bisha.
    -Tani prisni perseri maloket dhe shpellaret me arme kunder qeverise dhe Shqiperise … tjeter 97-te dhe lufte-civile.

    -Po tani ? …. “Ta qajme Shqiperine, askush nuk do na perkrahe, bota do beje sehire”.

    -Sali Krimineli do marre me dhune pushtetin.

  • E dini pse ndodhi kjo katrahure ? Sepse drejtoret e shkollave qe nxjerrin ne proteste nxenesit,jane ende njerezit besnik te zgjedhur nga PD.Ata marrin urdhra nga Saliu jo nga Rama.
    Rama Kryeminister i drejtorave PD-iste.!!!
    Posti i drejtorit eshte politik.Po nuk i hoqi nga puna kjo qeveri sdo te kete sukses ne asnje sipermarje apo vendim te saj.Urgjentisht emero njerezit e tu o EDi Rama ,sa seshte vone ,se Saliu ta merr pushtetin ,po fjete mbi dafina,boll i le pa pune PS-istet

  • -Z.Rama eshte dhe mbetet me popullin ….

    -Z.Rama ka deklaruar se pas vendimit nderkombetar une dhe qeveri do degjojme popullin.

    -Gjithcka eshte skenar, sajuar, duke provokuar popullin me Zazan Gurin, Kriminelet Sali Bisha dhe Lul Faqe Torva … te cileve ju ineresojne turrbullirat, percajet … dhe nje 97-te tjeter lufte-civile per te mare pushtetin me dhune.

  • Ne mos gabohem ne intervisten e meparshme u pyet Meta se cfare fitimi financiar do kete Shqiperia nga demontimi i armeve kimike dhe ai ktheu pergjigje: asgje. Po e kerkoj kete interviste ne faqet e dites por nuk po e gjej. Tani del se fitimi qenka 12 miliarde. A mund te me ndihmoje njeri se ku ta gjej kete Interviste?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *