Pak orë pas vrasjes së një komisari policie në Tiranë, maxhoranca ka miratuar me votat e saj projektligjin për armët. Projektligji në fjalë u miratua në Komisionin e Ligjeve, duke i hapur rrugë kalimit të tij në Kuvend, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Ndryshimet parashikojnë që ministrat, deputetët dhe të tjerë drejtues të lartë vendorë dhe në fushën e drejtësisë, të mbajnë armë.
Opozita i ka kundërshtuar ndryshimet, duke theksuar se nuk është momenti për masa më të forta kundër armëve. Socialistët e kanë ngritur këtë shqetësim edhe në Komisionin e Integrimit, ku deputeti Taulant Balla u shpreh se po vriten policë në qendër të Tiranës. Ai tha se duhen masa konkrete për të parandaluar krimet, si ashpërsim i dënimeve.
Balla tha se problemi i armëve pa leje është ndër më të rëndësishmit. Ai propozoi vendosjen e një moratoriumi për armët, duke ndaluar kështu armatosjen e çdo zyrtari, nën argumentin se kriminaliteti është në rritje.
