Armiku nuk luftohet vetëm me ligj, por dhe me arsye!

redaktor

Për Partinë Demokratike, kalimi i një helikopteri të Forcave të Armatosura për llogari të aksioneve policore kundër drogës, është i paligjshëm; dhe për këtë, ministria Kodheli duhet të mbajë përgjegjësi. Fjala është për atë helikopterin e qëlluar në aksionin antikanabis të Dukagjinit, që për fat nuk shkaktoi viktima.

Nga pikëpamja ligjore, ka mundësi që PD të ketë të drejtë; por jo sipas kutit të saj kritik se mazhoranca ka prirje të shkelë ligjin në çdo akt e veprim, porse paligjshmëria në këtë vend, duke qenë se është shndërruar në vite (sidomos në 8-vjetëshin e PD-së), në “institucionin” bazë të zhvillimit dhe funksionimit të gjërave, edhe efektin inercik e ka shumë të madh, sado përpjekjeve për t`i vënë fre.

Por në rastin konkret, është një paligjshmëri që i shkon shumë përshtat Shqipërisë. Si asnjëherë tjetër në historinë e këtij vendi, shqiptari si armik i shqiptarit, është e dhëna më e qartë, gjë që e bën ushtrinë shqiptare dhe Forcat e Armatosura, të shihen e të vlejnë vetëm për të luftuar me “armikun” e brendshëm, derisa të jashtëm nuk po ka për momentin. Plehrat anekënd të cilat u “ekzekutuan” nga uniformat ushtarake për muaj me rradhë, ishin një shembull shumë kuptimplotë.

Pas tyre, u erdhi radha të “mbjellave” me narkotikë, një luftë e vërtetë. E pra, logjikisht, nëse në këtë luftë, policia e ushtria nuk i bëhen krah njëra-tjetrës, ç`vlerë ka?! Nëse na sulmon dikush (siç kemi sulmuar veten në dy dekada), e policia shkon në ndihmë të ushtrisë, me njerëz apo mjete, madje mobilizohen segmente të ndryshme të shoqërisë, a ka vlerë të thuhet se është shkelur ligji?!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *