Gjithnjë e më shpesh, çifti i përfolur për lidhjen e tyre, Armina dhe Shkëlzen Berisha po shfaqen krah njëri-tjetrit në ambiente publike. Por, e veçanta kësaj here ishte prezenca e tyre në mbrëmjen e “Ami Event”, ku u prezantuan fustanet e sezonit të ri për nuse.
Ata ndoqën me vëmendje sfilatën e modeleve aq sa të ngjallnin dyshime se janë duke planifikuar diçka të afërt për dasmën e tyre. Pas gati tre vitesh lidhje dhe bashkëjetesë, takimeve mes familjarëve dhe daljes hapur si çift i konsoliduar, duket se ish- Misi dhe djali i ish-kryeministrit, nuk e kanë të largët ditën e martesës. Paralelisht me jetën e çiftit të ri vijon edhe aktiviteti i Sadije Berishës në Facebook.
Sapo doli lajmi i martesës së Zenit ajo publikoi një intervistë të Elia Zaharisë me Leka Zogun ku flitej për martesën e çiftit që pretendon ta kthejë Shqipërinë në monarki. Sadija është shumë e vëmendshme ndaj çdo detaj që lidhet me Zenin dhe me sa duket martesa e ka bërë dhe të reagojë. Nga e gjithë kjo, një gjë kuptohet, Shkëlzeni e ka lënë Sadijen me shumë brenga…