Armina: Edhe unë kam kaluar momente të vështira

Dita

Nuk ndodh shpesh që Armina Mevlani t’i kthejë përgjigje komentueseve të saj online, aq më tepër kur ata e kritikojnë. Por këtë herë, një vajzë me emrin Leda, i ka bërë asaj një vërejtje me stil. Ndër të tjera ajo i shkruan… “Armina, të ndihesh keq do të thotë të punosh dhe studiosh shumë fort dhe të të pengojnë të paaftët për t’ia dalë, do të thotë të vuash për bukën e gojës dhe të mos gjesh dot as një punë që të sigurojë të ardhurat minimale për jetesën, do të thotë të vuash me kancer dhe sëmundje të rënda në moshë shumë të re dhe të mos marrësh dot shërbimin e duhur pasi s’ke të paguash etj etj. si këto.

Mendoj se je gocë shumë simpatike, por po aq edhe llasticë”. Bashkëjetuesja e djalit të ish-kryeministrit, zonjusha Mevlani i përgjigjet: “Ashtu si çdo kush të gjithë duke parë jetën e jashtme mendojnë se çdo gjë shkon fjollë dhe mirë për mua. Nuk do ta mohoja se fati më ka ndihmuar, por gjithashtu nuk mundem ta mohoj që edhe unë kam kaluar momente të vështira në jetë, që në fund të ditës askush s’mund t’i dijë apo kuptojë nga një foto sepse kjo është vetë jeta, për askënd nuk vjen perfekte dhe ne nuk mund të dimë jetën e dikujt pa qenë në këpucët e tij e për të ditur se çfarë kalon.

Një ndër gjërat e tjera që mua më shqetëson është edhe që në botë ka njerëz të tillë me halle shumë të mëdha ashtu siç ti i përshkruan që janë shumë keq dhe mua kjo gjë më mërzit jashtë mase e do doja shumë ta ndryshoja, ndoshta ndonjë ditë do më jepet më shumë mundësia të ndihmoj”. Ndoshta Armina do të ndihmojë njerëzit në nevojë kur të mos ketë më nevoja për veshje, aksesor luksi, makina, udhëtime… vështirë se vjen ajo ditë!armina pergjigjet per luksin e saj

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e kuptoj PSE behen debate me kete vajze. Jeta eshte nje pjese si te vjen dhe pjesa tjeter zgjedhje. Armina me duket nje gold digger, dmth zgjedhjet I Ben MBAs parave. Ka shume femra ne bote qe sigurojne jeten e tyre ne kete menyre.
    Por kjo Jo domosdoshmerisht te jep lumturi dhe qetesi.
    Armina s’ka ndonje vlere te vecante si femer, po merr fame dhe urrejtje ne te njejten kohe, se eshte lidhur me nje burre me nje reputation teper negative ne popull.

  • shume reklama per nje familje kriminale ..diku nje makine ne usa me targe sali bythisha,pastaj nje lajm per kete aminen,,pastaj per xenin pastaj per kalin e sadijes..pastaj per sy peshkaqenin do behet nje fiil ne holliwwod si i vrau 26 skllever ne gerdec…

    kam pershtypjen se po kalohet masa dhe kthehet ne neveri…xeni me baben e vet monster ne vend qe te ishin ne burg tallen me viktimat e 21 janarit,gerdecit,otrantos haklajt.. 4 mije te vrarret e 1997….bravo gazeta dita “”good job..”” mos beni biznes mediatik me kriminele te lumtur….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *