Shkelzen Berisha në versionin “princ i kaltër”

anazapta

Është folur shumë për të gjatë verës për lidhjen me djalin e ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha. Ajo nuk e ka mohuar asnjëherë këtë lidhje, por nuk pranon të rrëfejë këtë histori dashurie dhe ndoshta me të drejtë, gjërat private janë private. Por mbrëmjen e së enjtes, ajo ka qenë e ftuar në Top Shoun e Alban Dudushit dhe aty ka rrëfyer hapur për… princin e saj të kaltër. Kjo është një intervistë e Armina Mevlanit, ku mbi të gjitha flitet vetëm për dashurinë.

Ke lexuar këtë vit “Femrat” e Bukovskit,  si t’u duk?

Jo, nuk më pëlqeu, sepse mua më pëlqejnë më shumë librat romantik.  Jam fanse e Remarkut. Absolutisht  erosin e vlerësoj,  psikanalizën e vlerësoj, filozofinë po ashtu, por ishte le të themi deri diku pak banal për shijet e mia.

Keni bërë shumë blerje këtë verë, na thuaj se si i ke blerë, me cilat para?

Kjo pyetje më bëhet shpesh, por unë kam qenë gjithmonë një ndjekëse e modës dhe e kam adhuruar atë.  Si fillim falënderoj prindërit e mi, pasi brenda dhe jashtë mundësive, gjithmonë mi kanë realizuar dëshirat. Nuk është hera e parë që unë shpenzoj për rroba, jam e fiksuar në këtë pjesë. Problemi është se të gjitha rrogat e mia shkojnë për veshje, përpos një pjesë të vogël që unë e mbaj veç, dukem si një person jo ekonomik, por gjithmonë lë lekë mënjanë, qoftë nga reklamat që kam bërë, qoftë nga punët e tjera.

Nuk të kanë bërë asnjë dhuratë domethënë?

Po absolutisht edhe dhurata, si çdo femër edhe unë i pranoj.  Unë nuk dua të them që nuk duhet të kursyer, por megjithatë jemi  femra…

Jo si ato të Bukovskit…?

Ato të Bukovskit ishin shumë të lira.

Ti je e shtrenjta?

Epo tani shtrenjtësia nuk qëndron në lekë, por në klasë.

“Princi i kaltër është një bastard, sepse ai duhuri është gjithmonë i gabuari”.  Ti çfarë mendon?

Kjo qëndron, për vetë faktin se asnjëherë nuk mund ta kontrollosh se me cilin person bie në dashuri. Duhet të mësojmë të realizojmë meshkujt e realitetit tonë dhe jo meshkujt e ëndrrave tona.

Duket sikur ti e ke gjetur princin e kaltër…apo?

Po tani, unë kam ëndërruar dhe e kam thënë gjithmonë që dua një princ të kaltër, ndoshta mund të dukem shumë ëndërrimtare, por nuk mendoj se ëndrrat e mia më kanë bërë të gaboj.

Mendon se është ai i duhuri?

Po.  U them të gjithë personave,  sidomos vajzave që të mos ndalojnë asnjëherë së ëndërruari sepse princi i kaltër nuk është perfekt.

Jemi kurioz të dimë se si bëhet për vete një princ i kaltër si ai i yti?

Princër ka shumë dhe karakteristikat nuk duhet të merren e të cilësohen, si i imi apo si i dikujt tjetër, sepse e mira dhe e keqja nuk kanë fund. Megjithatë, të qenët vetvetja është gjëja kryesore që një femër duhet të ketë dhe të mos ndryshojë për asnjë person, për asnjë kusht apo për asnjë arsye.

Qoftë ky edhe djali i ish-kryeministrit?

Nuk ka rëndësi se kush mund të jetë personi sepse mund të jesh një njeri shumë i thjeshtë dhe mund të mbartësh vlera shumë të mëdha. Po ashtu, mund të jesh një njeri shumë i rëndësishëm dhe prapë mund të mbartësh vlera shumë të mëdha.

Një proverb angleze thotë se ata që martohen me dashuri dhe pa lekë, ditët i kalojnë të lumtur, netëve qajnë. Kurse ata që kanë një dashuri me lekë, por pa shumë ndjenjë, thonë që është bukur të qash në një jaht për shembull….

Po, thonë që është bukur të qash në një Porsh dhe ka disa proverba të ndryshme, por që unë nuk mendoj që është krahasimi i duhur sepse kur bëhet fjalë për dashuri, bëhet fjalë për dashuri dhe mund ta pranosh personin në të gjitha mënyrat. Sot mund të jesh person shumë i rëndësishëm, me vlera shumë të mëdha, mund të kesh një familje shumë të pasur dhe të nesërmen mund të mos jesh askushi. E rëndësishme është që të gjithmonë në dashuri dhe në ngrohtësi brenda asaj që je. Gjërat ndryshojnë, nuk ka lidhje.

Ndien xhelozi ndaj teje?

Unë di të përballem edhe ndaj njerëzve që janë edhe ziliqarë, duke mos më njohur se kush jam në të vërtetë. Por mua kjo nuk më ka penguar aspak që të jem e lumtur. Kam mësuar që edhe njerëzit më të afërt mund të kthehen në njerëzit më xhelozë.  Kjo është një pjesë që përballesh gjithmonë. Këtë e kam dalluar që në momentin që kam përfunduar shkollën, në momentin që jam larguar për konkurse misi. Ndaj, pjesa e thashethemeve dhe e njerëzve që kanë dashur të interpretojnë gjërat siç kanë dashur ata, nuk më kanë penguar që unë të vazhdoj jetën time normalisht.

Ke lënë një punë për një tjetër. Cili është projekti juaj?

Për momentin është folur për një prezantim. U largova nga drejtimi i revistës pas 2 vitesh e gjysmë punë. Lashë gjithçka në një vend ku punova me shumë pasion. Tani, absolutisht do të jem pjesë e këtij projekti, jemi në fazën përgatitore, gjithashtu, krahas projektit me “Dancing Ëith The Stars” kam edhe projekte dhe gjëra të miat.

Është e vërtetë që u ka ikur një partner dhe nuk po gjeni tjetër?

Unë e di kush është partneri im, por nuk do të flas. Gjërat do të merren vesh, por po them gjithashtu që edhe partneri do të merret vesh shumë shpejt.

Cili nga?

Profesionali.

Po personali?

Po kur themi personal, është personal.

Pse nuk flisni, keni droje nga opinioni?

Çështja e opinionit nuk është se më prek aq shumë sepse siç jam përballur me persona pozitivë, jam përballur edhe me njerëz negativë.  Kur nuk je në brendësi të një marrëdhënie, njerëzit janë të predispozuar që të paragjykojnë dhe mendojnë si duan ata. Gjithsesi, pikërisht kjo turmë njerëzish që kanë reaguar ndaj jetës sime personale në këtë formë, më kanë bërë që unë të stepem akoma më shumë sepse dua të gjej një moment që për mua të jetë i duhur dhe unë të marr vendimin e caktuar dhe t’i bëj publike gjërat e mia personale.

 

Share This Article
25 Comments
  • Princi yt eshte I zi, jo I kalter moj vajze. Do ta kuptosh kur te qash pas deres se prinderve te tu nje dite….. Dhe atehere do te besh krahasimin se loti eshte me I hidhur ne nje PORSHE, ne nje JAHT apo pas deres se prindit.

  • Moj goce , ke mend ti apo nuk ke , se kur te te vijne , nuk i hane as qente ?? C’ princ te kalter ke gjetur ti moj e mjere !!! C’ t’i qash me pare atij : moshen ,baba i 2+2 femijeve me grua te pandare , me pamje si brume i ardhur , rrezikun per ne burg e ajo qe eshte me e zeze , cuni i kriminelit SALBISHA , dardha bie nen dardhen. Ke gjetur ” princin” e zi sterre. Mblidhe mendjen moj e shkrete , sa nuk eshte vone.

  • Zakonisht shqiptaret nuk kane shenje dhe kur qellojne e ha ai qe i ndodhet prane, une te uroj qe te mos jesh aty diten kur familjaret e viktimave tja fusin me bresheri plumbash, tend te Zi, se ne ate moment agonie, do te mallkosh vehten dhe diten qe u njohe me
    Uroj qe te mos jesh ate dite te zeze, se e di se fajsia jote jane vetem parate qe ti mendon se ai i ka me shumice, por tani per tani te sugjeroj ndonje hamshor, qe te jape ato dridherima qe seshte ne gjendje ti jape jot legal.

  • A te ka thene mesuesi qe Remarku nuk eshte romantik,por brezi i humbur i kritikeve europiane,A s`te ka thene babai qe nuk ka princa ne vicidol,por vetem kafshe incestare?

  • Bej cfare te duash me jeten tende, po aman te lutem shume mos i lin trashegimtar atij bastardit, nipit te Sheqeres.

  • Ne momentin kur Zani te thirret ne prokurori per shume gjemam/krimet e tij, kjo do jete e para qe do shikoj per nje princ tjeter

  • Oj truthare,Ai princi prej viçidoli e ka qejf incestin,prandaj ruaj mamin o e shkretë.I ziu Mevlan çe ka gjet i kanë zënë sytë qejfi i pareve e nuk e di se çe pret

  • Armina eshte vajze e re dhe ka bere nja zgjedhje.Duhet te dije qe vjehri eshte kriminel dhe dashurine e pare e ka fillue me DHINE ne shpelle.

  • Kuçovë, maskat grabisin argjendarinë, djegin makinën për të fshehur gjurmët
    Policia në port, mister “crime scene” në kalatën lindore
    Mirditë, lëkundet toka në jug të tunelit të “Rrugës së Kombit”
    Francë, në pranga çifti turk-grek (!) si tutor i 8 prostitutave shqiptare
    Tiranë, autobusi aksidenton rëndë një fëmijë rom
    Djali përdorues droge, babai vetëvaret në ballkonin e shtëpisë

  • Gjithcka per ty. Poezi nga Daniela Dani

    10:40 pm | Gjithcka per ty Nga Daniela Dani Ti me ke zemer , zemer te kam…

    September 7, 2013 / No Comment / Read More

  • Me vjen keq qe emisione tetilla si te DUDUSHIT merren me femerrucka . Populli yne ka nje shprehje … Fshati digjet e Kurvat krihen

  • gjithashtu per ju gazetaret e DITES po me vjen keq se me shpehjen qe po anqoni po tregoni se jeni frikaca ndaj atyre qe cdo dite u duhet njollosur fytyra e tyre prej tradhetaresh te kobit. UNE qe shkruaj kam vene emrin tim te vertet dhe mbaj vete pergjegjesi per ate qe shkruaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *