Një foto e publikuar nga Armina Mevlani dhe përshkrimi që i bën asaj, ka shkaktuar ironi të fortë në rrjetet sociale. Një nga komentuesit i bën një përshkrim të detajuar me ironi fotos dhe tekstit që përcjell Armina.
Bukuroshja e njohur, në foton që publikon, shkruan në shqip dhe anglisht: “Reading before sleep after a nice shower! Duke lexuar përpara gjumit, pas një dushi të këndshëm”.
Komentuesi konstaton disa elementë në foto dhe përshkrimin që Armina bën, duke gjetur hapësira për ironi: “Reading libra me figura, edhe me make up, edhe pas dushit, edhe para gjumit, edhe me fotograf në dhomë, edhe me sytë mbyllur, edhe me prekje, se është libër për të verbrit!”.
Komenti i tij ka ngjallur reagime dhe vazhdim të ironisë. Një vajzë komenton duke vazhduar idenë e djaloshit: “Edhe duke fryrë buzët, sepse nëse nuk je hot kur lexon, me mire mos lexo fare!”. Ndërsa një tjetër, shton: “Ka dashur të tregojë dhe ngjyrën e manikyrit të ri”. Edhe komentet e tjera të lexuesve janë ironike dhe deri në kufijtë e sarkastikes.
“Prandaj është e veçantë kjo vajzë. Arrin të lexojë dhe me sy mbyllur…”, – shkruan një lexues. Kurse një tjetër, pason: “Ku ke mësuar të lexosh me sy mbyllur? Po të rrish me Zenin, çfarë nuk mëson!”

