Armina: Pema me kokrra gjuhet

anazapta

Jo se i kemi vendosur qëllim vetes që ta ndjekim, por na del përpara. Këtë javë, Armina Mevlani ka dhënë përsëri  një intervistë ku rrëfehet më shumë për programin që do të realizojë. Prezantimin e Dancing With the Stars. Ajo do të jetë bashkë prezantuese meMiriam Canin.

Për gjithë këtë zhurmë që është krijuar këto kohë për të, Armina shprehet: Nuk më vjen aspak keq që jam në qendër të vëmendjes, sepse kot nuk thonë: pema me kokrra gjuhet (qesh). Nuk jam shqetësuar. Kam vazhduar jetën time e qetë. Gjithmonë kur je një peson publik duhet marrë parasysh dhe kjo pjesë dhe duhet parë me sportivitet”.

Momenti më i vështirë për Arminën? Ajo përgjigjet: Për mua momentet më të vështira janë kur lufton për të arritur atë që do, pasi gjithmonë ka ulje ngritje. Unë di të luftoj për atë që dua”. Ndërsa kur pyetet nëse ka ndonjë ndryshim në fushën e dashurisë, bukuroshja pohon: “Ndryshime për mirë, patjetër që po”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *