Armina shfaqet romantike

anazapta

E kemi parë shpesh në faqet e gazetave, por askujt ndoshta s’i kishte shkuar në mendje që  Armina Mevlani, e dashura zyrtare e Shkëlzen Berishës, ka edhe një anë të saj romantike. Nuk do ta kishim besuar nëse nuk do na e kishte thënë ajo vetë… me një status në Facebook të shoqëruar me një foto, ku në sfond qëndron një perëndim që flakëron. “Ana ime “romantike” dhe ëndërrimtare. Gjëja që kam dashur gjithmonë nga pushimet ka qenë pasditja në det, ku mund të lexoja dhe të futesha në mendimet e mia, që ndoshta vetëm unë mund t’i kuptoja. Adhuroj perëndimin dhe qetësinë që vetëm deti mund të japë”. Ky portretizim nuk ka asgjë të përbashkët me kunjat që i kish hedhur ish-gruaja e Shkëlzenit pasardhëses së saj në Facebook. Sadija kishte shkruar: “Dashuria nuk blihet me para”. Tri javë më parë, ajo i pohoi Ditës një fjali e cila kishte të bënte gjithashtu me Arminën.” Unë nuk jam një person shumë interesant për publikun, pasi nuk jam më e martuar me një person të rëndësishëm dhe për më tepër nuk jetoj më në Shqipëri. Ju keni dikë më interesante dhe të gatshëm që të jetë publik për t’u intervistuar tani (nënkupton Arminën)”, u shpreh Sadija. Rrjetet sociale i kanë afruar njerëzit qoftë edhe në “përplasje”, pavarësisht sa larg jetojnë.

armina mevlani ne fb

Share This Article
8 Comments
  • U lutem fotografeve e reportereve te “DITA-s” mos beni punen e “paparaceve” dhe pastrojeni “DITA”-n nga fotot dhe historite me modeliste dhe personazhe qe nuk perfaqesojne te rejat e verteta shqiptare.E kujt u hyn ne pune jeta private,apo mendimet e deliranteve,qofshin ato edhe te lidhura me “figura te medha” qe jane hedhur jasht “Galerise” se tablllove te pelqyera shqiptare!Na shkruani me teper e na japni tabllo me te pasterta e me terheqese te botes se rinise shqiptare,nga ato qe punojne me zell e me pasion te sinqerte per vendin e tyre e per te merituar vendin e tyre ne shoqerine shqiptare.

  • Po lexon kamasutren qe ti bej yzmet cunit te babit se me aq leke sa ka ai I duhet shume pune per ta mbajt pas vetes 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *