Berisha edhe pas 22 vjetësh vazhdon bën fushatë me bllokmenët. Muzikë e vjetër shumë… Por le ta leme Berishen per nje moment e te shohim realitetin. Një imazh i shëmtuar, që gjeneron tension. Injoranca, shteti privat, elita e munguar të rinj që keqpërdoren nëpër mitingje ashtu si keto ditë.. Pasoja janë problemet ekstreme sociale, emigrantët jetimë, papunësia, pisllëku, hajdutëria, harbutëria, padrejtësia, pandershmëria, gjithë ato gjëra që e kanë bërë botën shqiptare një strehë jo të gëzueshme.
Shtrojmë pyetjen: Pse ka kaq shumë varfëri dhe padrejtësi në Shqipëri? Pse shoqëria sundohet nga një shtet privat banditësh e mercenarësh dhe nuk drejtohet nga një shtet human e publik? Pse ky vend nuk prodhon veçse politikë të keqe dhe personazhe mediokre publike?
Për ç’arsye shqiptarët janë detyruar të shpallin se janë të paaftë të rregullojnë si duhet punët, familjet dhe jetën e tyre? Janë pyetje të thjeshta? Sigurisht! Por ato provokojnë dilema të mëdha. Shumë shqiptarë mendojnë që fajin për mizerjen e tyre e ka Saliu, por nuk janë pak ata që e shikojnë Saliun si një nip të frymëzuar të Skënderbeut. Të tjerë e shikojnë ndërkaq kryetarin e opozitës si një objekt vaksine, dhe të tjerë, gurë të shpërndarë “mozaiku”, fantazojnë kreun e LSI-së, ose si etalonin spektakolar të tradhtisë, ose si shembullin më të lartë të krenarisë, e kështu me radhë. …..
Perceptimet janë pasoja, por ka një veçori kombëtare te ne: Pasojat janë aq më të qarta, sa më të paqarta janë shkaqet që ato i kanë sjellë. Ajo që mund të thuhet përmbledhur, është kjo gjë: Shqiptarët e tranzicionit i kanë bërë një barrikadë të heshtur natyrës, e cila, sipas ligjit të ‘shkakut dhe pasojes”, e ka vënë sojin njerëzor nën drejtimin e dy mësuesve sovranë, që janë, DHIMBJA DHE KËNAQËSIA. Shqiptarët e përçarë, të lodhur dhe të zhgënjyer, përkundrazi, drejtohen nga NËNSHTRIMI dhe MILITANTIZMI, duke i bërë kështu një sfidë parimit të dobisë. Primitiviteti kolektiv fillon pikërisht në shpjegimet që shoqëritë u bëjnë gjëmave të tyre.
Email nga adresa: [email protected]