Aroma e keqe në Elbasan, kompania përgënjeshtron akuzat e deputetit demokrat

Dita

 Deputeti i PD-së, Luciano Boci denoncoi sot aromën e keqe që qarkullon në qytetin e Elbasanit duke pretenduar se ajo vjen si pasojë e keqmenaxhiit nga impianti i përpunimit të mbetjeve dhe të prodhimit të energjisë që ndodhet në këtë qytet. Por përmes një njoftimi në media, kompania sqaron se ky problem i ngritur nuk lidhet me impiantin.

“Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga z. Boci, kompania Albtek, e cila menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Elbasan, dëshiron të sqarojë çdo qytetar të Elbasanit dhe jo vetëm, se aroma së cilës i referohet z. Boci nuk ka asnjë lidhje me këtë impiant.

Ky është një fakt lehtësisht i verifikueshëm, ndaj dhe jemi të gatshëm të mirëpresim ditën e hënë ora 10:00 z. Boci dhe këdo tjetër të interesuar të vizitojë nga afër impiantin.

Teknologjia me të cilën operon ky impiant është e standardeve më të larta të Bashkimit Europian ndaj dhe ne ndihemi krenarë që po kontribuojmë sadopak në krijimin e standardeve të reja mjedisore në vend”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Share This Article
1 Comment
  • kompania Albtek te bej publike cdo muaj te dhenat qe monitorojne ecurine e impiantit,sa energji elektrike ka shitur si prodhim te sajin pra merr energji nga sistemi apo mbulon nevojat e veta etj sa naft harxhon dhe sa jan temperatyrat e djegjes ne kater zonat kryesor.cila eshte perberja e ajrit ne zonat per rreth ,dhe kush i monitoron
    ky informacion duhet te jete me shkrim ne forme flet palosje te pakten per vitin e pare e ne vazhdim.
    mbase keni te drejte duhet organizuar nje vizite kontrolli per te pare sa po zbatohen premtimet tuaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *