Arratisja e 21-vjeçarit nga burgu i Korçës, vihen nën hetim 4 efektivë

Amelda Amelda

Katër punonjës të Komisariatit të Policisë së Korçës janë vënë në hetim pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Edhe Komisari, Mariglen Jaçellari është vënë nën hetim. A

gjencia e Mbikëqyrjes Policore bën të ditur se inspektorët po shoqëronin ditën e djeshme, të burgosurin, Kristian Medollin në ambientet e gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjatë kohës që Medolli ishte duke u futur brenda mjetit të policisë, ai iu është larguar dy punonjësve. AMP akuzon inspektorët dhe eprorin e turnit pasi ata nuk morën masa për organizimin e shoqërimit të Medollit në ambientet e Gjykatës.

‘Më datë 08.05.2022, Drejtoria Rajonale Elbasan – Korçë e AMP në konsultim edhe me Prokurorin e gatshëm, referoi materialet e para hetimore në gjendje të lirë për 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Po e çonin për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë, Materialet hetimore u referuan në ngarkim të punonjësve të policisë; • Inspektor G. S., me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, • Inspektor F. S., me detyrë Trupë shërbimi i patrullës së përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë • Inspektor E. S., me detyrë Trupë shërbimi i Patrullës së Përgjithshme • Komisar M. J., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Korçë Referimi u krye pasi më datë 08.05.2022, ndërsa punonjësit e policisë shoqëronin shtetasin K. M. në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë (person i arrestuar) për vlerësimin e masës së sigurisë, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambjenteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, G. S dhe F. S. nuk kanë përmbushur detyrën funksionale duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar. Po ashtu, rezulton se Inspektor E. S., në kundërshtim me procedurat standarde të punës dhe në cilësinë e përgjegjësit të patrullave, ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të shtetasit K. M. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se punonjësi i policisë Komisar M. J., në cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë dhe në mungesë të Specialistit të Rendit, në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e shtetasit K. M.

Medolli u arratis ditën e djeshme, momente para se të njihej me masën e sigurisë pasi akuzohej për vjedhje në një banesë në fshatin Qatrom.

Ai mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës dhe mundi që të arratisej përmes përmes tuneleve të gjykatës së Korçës. Medolli ishte shoqëruar për vjedhjen e një banese në pronësi të shtetasit V. H., 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek, Korçë, kishte vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *