Arratisja e Nikolla Gruevskit, dalin fotot e para

DITA Online

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e para të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Më 11 Nëntor ai kaloi nga Shqipëria drejt Malit të Zi me makinë diplomatike të ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Në të njëjtën ditë, Gruevski udhëtoi drejt Serbisë, e prej këtej hyri në Hungari ku kërkoi azil politik.

Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze. Zoltan është zëvendës ambasador në Mal të Zi, ndërsa Shaba është konsull.

 

v.l/ Dita

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Neper Shqiperi NIKOLLA GRUEVSKI ka kaluar me dijenine dhe me aprovimin e EDI RAMES.
    Mbasi ky i fundit mendon, duke mos e ditur fundin e tij katastrofik, se edhe ky do te kete fatin e GRUEVSKIT, t’ja mbathi nga syte kembet nga vendi si sharlatan, hajdut dhe si kreu i oligarkeve te mafias shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *