“Arratisja” e vëllezërve indianë, Interpol: Nuk janë në kërkim

Bora Basholli

Më 20 mars, në aeroportin e Rinasit, u arrestua Hitershkumar Patel. Së bashku me Patel, i akuzuar për pastrim parash kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë fluturuar me charter nga Tirana në Dubai pa asnjë problem ligjor.

Burime për Shqiptarja.com thonë se nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre.

Patel ( kunati i vëllezërve indian) akuzohet nga gjykata indiane për pastrim të parave në shuma të mëdha në bashkëpunim me shtetas të tjerë indianë.

Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij më 23 mars 2019, masën e sigurimit të arrestit me burg me afat 40 ditor deri në kryerjen e procedurave të ekstradimit për në Indi, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij nga policia në Rinas.

Bashkë me Patel, në Rinas kanë qenë edhe dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

Vëllezërit, të cilët kanë biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri, u përfolën në mediat shqiptare, se ishin persona të kërkuar për të njëjtën vepër penale, të pastrimit të parave.

Por burime nga Interpol Tiranë, bën me dije për Shqiptarja.com se emri i dy vëllezërve indianë nuk ka qenë kurrë në listën e personave të kërkuar.

Prandaj, në ditën që ata kanë qenë me kunatin në Rinas, kanë vijuar të qetë udhëtimin charter nga Tirana për në Dubai, pasi nga verifikimet që policia bëri, nuk rezultonin persona në kërkim.

I vetmi që ndodhet në qeli është Patel, kunati i tyre, i cili sipas gjykatës indiane akuzohet se në vitin 2002 ka bërë pastrim parash në vlerën 1 miliardë dollarë, përmes kompanisë Sterling biotech Limited.

Patel, është i martuar, baba i dy fëmijëve dhe i padënuar më parë.

 

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
      • mirel alias mirela ty o te pallon Rama motren ose tregon profesionin e motres ne trotuaret e italise.Mbetet pyetja,po ty dhe grun tate ju pallon Rama dhe motren e ke nxjerre ti vete ne trotuaret italise apo ta kan nxjerre te tjeret.Mjaft e trap tu tregu historine motres karakurv se e degjeneruat shqiptarine fare.

        • mirela sumatriçen do ta kesh të prishur mer një idraulik që të ta rregulloj sumatriçen se qelb vëndi përeth ku rri ti ndyrësirrë

  • Nuk e morem vesh se si eshte caktu ky mashtrusi indian konsull ne Nigeri….??
    Kush ka firmos nga shteti shqiptar qe indiani Nitin Sandesara te perfaqesoj Shqiperine ??
    Nje biznesmen paska bere presion qeverise per kete mashtrus……thuhet ne ministri …??!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *