MASA E ARRESTTIT / Gjykata e Krimeve të Rënda: Burg për Durim Bamin

Dita

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për Durim Bamin, personin që dyshohet se ishte paguar për të ekzekutuar deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Masa e sigurisë u dha nga gjyqtari, Sandër Simoni para pak minutash në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së medieve. Masa e sigurisë ndaj 36-vjeçarit u kërkua nga prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Ilir Murati, avokati mbrojtës i Durim Bamit ka kundërshtuar pretencën e gjykatës duke thënë se ajo është e jashtëligjshme. Ai tha se, Bami nuk ka kërkuar të largohet nga Shqipëria.

“Kërkova të shpallet i paligjshëm urdhri i ndalimit. Durim Bami nuk ka tentuar të largohet nga Shqipëria. Sot nuk dha shpjegime, por do të japë në një moment të dytë. Nuk kam informacione nëse ai ka njohje me Tom Doshin”, tha Murati.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *