Arrest me burg për pilotin italian dhe trafikantin Bajrami

anazapta

Mbeten në burg piloti italian dhe shqiptari i arrestuar të shtunën në Divjakë. 67-vjeçari Giorgio Riformato dhe 35-vjeçari Saimir Bajrami dolën sot para togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ky gjykatësi Idriz Mulkurti caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të akuzuarit, në dy seanca të veçanta.

Bajrami ka deklaruar para Gjykatës së është ndërtues dhe se nuk ka qenë i dënuar më parë, ndërsa Riformato nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Bajrami ka mbajtur qëndrimin e njëjtë dhënë para oficerëve se ngarkesa e drogës do t’i jepej pilotit Riformato për të bërë trafikimin e lëndës narkotike në shtetin fqinj.

Vendimi për zhvillimin e seancës të martën në mëngjes është vendosur nga administrata e Gjykatës së Krimeve të Rënda pas kërkesës për vlerësim të arrestit dhe vendosjen e masës shtrënguese “arrest me burg” bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Share This Article
5 Comments
  • Edhe trafikant edhe me” brerje ndergjegjie” per vepren penale . Ka lezet e kane zgjedhur ashtu si u duhej , i devotshem per te krer misionin deri ne fund , mikprites , i sjelleshem , i sinqerte opo ta ka qefi te kesh keta lloje kriminelesh per ti vene ne zbatim skenaret si te ta doje puna .Keni degjuar ndonje trafikant te jete kaq i sinqerte sa te ruaje te njejta thenie nga fillimi deri ne fund ? Keni degjuar ndonje trafikant ti cpohet goma gjate aksionit , apo ti mbaje paret si te jene tespie .Po ndonje qe rene akoma avjoni e di se ku do te bjere .Ja kesaj i them une shans .

  • Nuk dua te bej hipoteza, po ky sajmir bajrami sipas nje komentuesi tek shekulli qe e njihte saimirin. ai quhet saimir bajram hoxha dhe ka bere 12 vjet burg ne itali, ,,,,,,,

  • OPERACION I SIZMI-T ITALIAN
    BERISHA DHE RAMA GRIJNE SALLATE KOT
    BE KA MARRE VENDIMIN PER MOS TA DHENE STATUSIN DHE “SHPIK” ARSYE
    PILOTI ITALIAN NUK LIDHET ME ASNJE PROVE ME TRAFIKUN E DROGES
    PAS “DIFEKTIT” NE RENIE KA PASUR 1 ORE NE DISPOZICION PER PASTRIMIN E VENDNGJARJES RRETH AVIONIT
    AKTUALISHT PO “HETOHET” NEN “MBIKQYRJEN” E”SPECIALISTEVE” TE AMBASADES ITALIANE
    DHE KETU KEMI PER TE QENE KUR TA MBYLLI KETE PUNE PAQ
    SA PER TRAFIKUN E DROGES AI
    ESHTE BERE BEHET SOT DHE DO VAZHDOJE TE BEHET NE TE ARDHMEN
    PIKE MUHABETI

    ESHTE NJELLOJ SI GERDECI
    TENTATIVE PER TE MOS LEJUAR ANETARESIMIN TONE NE NATO
    POLITIKANET TANE JANE THJESHT “MARIONETA” QE PLOTESOJNE SKENARIN

  • O ED RAMA si ka mundesi o miku im qe nje drejtor i shkarkuar si LESHKO qendron ne detyre jep dhe intervista ne KLAN dhe ABC, jep dhe lejen per avionin e DIVJAKES si dhe mbrohet nga SALI SHEQERE BERISHA. PETRIT SULAJ ESHTE TRAFIKANT I VJETER I QENIEVE NJEREZORE DUKE CUAR NE USA ME PASAPORTA FALLCO MEKSIKANE NE VITET 95-2001 NEPERMJET GJERMANISE SA U BE PROBLEM PER N.S.S DHE FBI SA QE DYSHOHEJ QE LESHKO KA FUTUR NE USA ANETARE TE AL QAEDES.PERTIT SULAJ DUHET TE ARRESTOHET URGJENTISHT SI BASHKEPUNETOR NE TRAFIK DHE CFARE DESHTE TEK ALPET NE KRYQEZIMIN E RRUGES NACIONALE ME ATE TE DIVJAKES.SALIU DHE META JANE NJE DHE DUAN TA FATUROJNE TY O ED RAMA kete corbe te gatuar nga dy ortaket e 21JANARIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *