Arrest me burg për vrasësin e bariut në malin e Gramozit

redaktor

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Abaz Isën, i dyshuar si autori i vrasjes së bariut Mario Laho, ngjarje që ka ndodhur në malin e Gramozit në Ersekë.

Bariu 26-vjeçar është qëlluar me mitroloz nga një person tjetër, ndërsa shkak ka qenë një konflikt për kullotën.

Mario Laho është qëlluar në mënyrë makabre, teksa ka qenë duke ngrënë darkën në stanin ku punonte si bari.

Familjarët e viktimës tregojnë se konflikti kishte nisur prej disa ditësh dhe se mund të ishte parandaluar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *