Arrestim për vjedhje në klubin e Milanit

Dita

Një anëtar i stafit të Milanit dhe ish-miku i Adriano Gallianit është arrestuar pasi kishte vjedhur në dhomën e zhveshjeve të klubit italian.

Mustapha Medhoun është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur fanella, këpucë dhe pajisje të tjera sportive.

52-vjeçari është vëllai i ish-gruas së Gallianit dhe ka punuar në Milanello për më shumë se 12 vjet.

Klubi kishte filluar të dyshonte dy muaj më parë dhe instaloi kamerat.

Pas pamjeve të videove, policia bastisi shtëpinë e Medhounit dhe gjeti qindra pajisje sportive./koha/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *