Arrestime / Kalonin mallra kotrabandë, procedohet penalisht në doganier, arrestohet një shtetas

Arta Taja

“Kontrabanda me mallra të tjera” është vepra penale për të cilën është arrestuar një shtetas, ndërsa është proceduar penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë i shtetasin I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *