Arrestime masive në Turqi/ Pranga 360 personave, mbështetës të Gulenit

Leda Hysa

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër-arreste për 360 persona, në një operacion që synon të zhdukë përkrahësit e klerikut mysliman Fehtullah Gulen brenda ushtrisë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Anadolu.

Kjo agjenci ka thënë se 333 vetë janë arrestuar në një operacion të madh në qendër të Stambollit e se këta ishin ushtarë, 216 prej të cilëve i shërbenin personelit. Ankaraja zyrtare akuzon Gulenin dhe përkrahësit e tij si personat që kanë orkestruar grushtin e shtetit në Turqi gjatë vitit të kaluar.

Policia në Stamboll nuk ka arrestuar të gjithë ata ndaj të cilëve ka urdhër-arreste, ndaj edhe janë duke u kryer edhe kërkime policore. Agjencia e lajmeve private Dogan tha se shtatë prej atyre që u përballën me arrestimin ishin pilotë.

Më shumë se 50 000 njerëz janë burgosur në pritje të gjyqeve lidhur me lidhjet me Gulen, ndërsa 150 000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga vendet e punës në sektorin publik dhe privat që nga dita e dështuar e 15 korrikut, ku u vranë 250 vetë.

Gjashtëmbëdhjetë muaj më vonë, operacionet që synojnë mbështetësit e predikuesit me bazë në SHBA po vazhdojnë në baza ditore. Javën e kaluar, rreth 700 persona u arrestuan në hetimet e lidhura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *