Ka zgjatur gati 50 minuta takimi që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku në zyrën e kësaj të fundit.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë operacioni “Forca e ligjit” që ka në qendër goditjen e grupeve të mëdha kriminale.
Në takim ishte edhe Ardian Xholi, drejtori i hetimit gjyqësor
Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa u pyet nga gazetarët se kur do të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, Xhafaj deklaroi shkurt: “Kini durim”.
Dy ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu bëri një deklaratë të fortë, teksa i kërkonte llogari politikanëve, policëve dhe prokurorëve se ku janë rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
a.s/dita

Nese e keni muhabetin se kur duhet gjuajtur peshk.Une njoh perudhen:
Kur ka batica.
Kur zihet hana e mbetet si vetull e holle.
Dhe per njala kur ka stuhi e fortun qe turbullohet uji nga burimet e nendheshme,bash aty njala kerkon ushqimin dhe gjuan grepin,zihet me parangall.
Ndersa per peshqit kriminela grabiteqar me dy kembe mbi toke gjuhet ne cdo moment qe zbulohet.Ndaj sa ma shume dite e nete kalojne aq ma shume humbni ne gjoje e beheni te vonuar.
MH

Peshku i pare eshte vellai i xhafes
trafikant droge