Ish-ministri i Drejtësisë dhe këshilltari i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Prokuroria ka shpërdoruar detyrën në lidhje me arrestimet e protestuesve në Kukës.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se “në aktet e prokurorisë thuhet se ndalimi i protestuesve është bërë midis orës 10:00-13:00, kur në fakt ata janë ndaluar pas orës 02:00 të mëngjesit”.
“Në kërkesën e Prokurorisë Kukës, drejtuar Gjykatës, deklarohet në mënyrë të falsifikuar se masat e ndalimit ndaj 23 qytetarëve të Kukësit janë ekzekutuar nga policia në harkun kohor 10.00 – 13.00. Ky akt përbën vepër penale të falsifikimit dhe provohet jo vetëm nga dëshmia e familjarëve të të ndaluarve, por e të gjithë banorëve të qytetit të Kukësit”, shkruan Bardhi.
Më tej, këshilltari demokrat shton se “të vetëdijshëm për shkeljen flagrante të ligjit, deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, kur urdhëruan terrorin policor të arrestimit në mes të natës (midis intervalit kohor 02.00 – 03.30 min), Prokuroria dhe Policia kanë konsumuar një tjetër vepër penale, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe pasqyrimit në to të të dhënave të pavërteta”.
“Sa për prova se përse i kanë ndaluar, paskan dëshmitë e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë “identifikuar” se kush i ka goditur me gurë!!! Në fund nuk kanë zhgënjyer aspak. Njëlloj si Ministri i Brendshëm, edhe prokuroria referon vetëm punonjës policie të dëmtuar dhe asnjë qytetar! Edhe pse qytetarët janë paraqitur dhe kanë marrë mjekim në Spitalin e Kukësit”, mbyllet postimi i Bardhit.
o.j/dita

Gazmend ,Ti qenke nje koqe gomari ! Mos je nga ato
plepistas e Sales ??? Sepse vetem ju flisni jo si juriste
por si fanatike e militante te rrufjasut te partive ! Si edhte
e mundur qe Ti si jurist,aq me keq si ish- minister i drej-
tesise te mbrosh delikuentet,sabotatoret,horrat,hajnat ,
etj. ?! Kaq i indoktrinuar te jeshe more jurist fanatik deri
ne skizofreni !? Turp te kesh ! K/ministri apo kushdo ent
tjeter kopetent,menjehere duhet te marre masa kunder
teje duke ta marre ate “dipllome plepash apo Kristali” dhe
ta hedhe ne gjirizin e ujrave te zeza dhe Ti mos shkelesh
me kurre pragun e drejtesise. Ne vend qe te denosh kri-
nelet,del ne mbrojtje te tyre ! Ku- ku per nje ish- minister
dhe cfare ministri ? Minister i Drejtesise qe s’di te beje
gje tjeter,vecse ” ANTIDREJTESI” ! Pfttuuuuu race e ndyre !
Arrestimi i krimineleve nuk eshte terror shteteror por eshte vendosja e rendit. Jun jenin maskarenj. Nuk ka rendesi se kur e ka dhene urdherin Prokuroria. Keta kriminele diheshin gjithe diten shkaterruan a dogjen. Arrestimi me i perkryer eshte bere ne mengjes kur kriminelet po flinin te qete. Perndryshe ata do te fshiheshin. Bravo Polia e Shtetit! Bravo Prokuroria e rinovuar me njerez te drejte dhe te ndershem! JU LUMTE! Jemi me ju. Ne burg gjithe kriminelet. Do ju vije radha edhe zjarrvenesve te Shqiperise ne keto 28 vjet tranzicion.
Ky vend ka ikur per lesh. Ish minister I drejtesise ka qene ky birbo!!! A u dogjen dhe shkatruan pronat qe ishin vendosur? Kush i shkatroi ato? Ligji thote qe asnjeri nuk duhet te shkatroje pronen e kujdoqofte. Pra eshte shkelur ligji more idiot dhe ata qe shkatruan duhet te denohen. Keshtu veprohet ne vendet e kapitalit qe kane per baze ligjin. Ju beni politike me ligjet, po qe i PD-se mund ta rrotullosh sipas interesit. Peshku eshte qelbur nga koka qe eshte Berisha. Futeni ne burg Berishen dhe u vjen mendja edhe ketyre legenave.
Shperdorim detyre te arrestosh vandalet! Kjo eshte nje çudi e madhe njerezore me keta lloj gjallesash Keta e kerkojne te gjithe burgun dhe ne mungese te vendit token.