Arrestimet për tërmetin, Gjykata e Durrësit liron ish-drejtorin e ALUIZNI-t

J L

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Arben Isaku është liruar nga Gjykata e Durrësit me garanci pasurore.

Ai u vendos në pranga pas arrestimeve post-tërmet në Durrës për shpërdorim detyre lidhur me legalizimet që kishin bërë zyrtarë të ALUIZNI-t me objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Po ashtu është lënë në qeli Klajdi Lame, i cili ka qenë ish-inspektor i IKMT.

Edhe ai u arrestua për shpërdorim detyre.

Po Arben Isaku është arrestuar edhe njëherë më parë kur akuzohej se si zv.drejtor i Kadastrës në Durrës legalizoi me letra false truallin në zonën e plazhit por më pas në gusht të 2019 u lirua po nga Gjykata.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *