Arrestimet, u mbars mali e polli një mi

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

‘Ju marrçin të keqen burgjet!’ Dhe është më se e vërtetë kjo frazë, mjafton të shohësh ngjarjet dhe zhurmën mediatike për disa politikanë dhe ish-zyrtarë të lartë të implikuar në ‘afera korruptive’ sipas mazhorancës, që dëshiron shumë të vendosë me sa duket, drejtësinë sipas modelit europian, por me sa duket, ka për të qenë tepër e vështirë, për mos të thënë e pamundur këtu tek ne. Flluska që fryhen dhe nga ‘media’ për arsye të ndryshme, ose pa arsye, përkrahen nga opinioni dhe ekzaltojnë publikun militant kureshtar dhe vetëm kaq, sepse shumica është pesimiste te drejtësia. Fryhet e fryhet tullumbacja e shout mediapolitik dhe shkon e përplaset tek dyert delikate të ç’Drejtësisë shqiptare. E gjitha kjo të kujton të mençurin popull që thotë: “u mbars mali e polli një mi”, por faktikisht, aktualisht nuk pjell asgjë. Krokodilë të majmur me para dhe pushtet nuk duan t’ia dinë për pranga prej letre. Por duan ‘darën’ e sistemit dhe shtetit ligjor. Koha do të tregojë për politikanët tanë, nëse do të ngrenë një sistem drejtësie real që nuk do të falë askënd dhe t’i besojnë dhe vetë: ndëshkueshmërinë e individit në shoqëri, pavarësisht se kush ka qenë apo kush është ai. Nga Adrian Milo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *