Duke pasqyruar lajmin e dalë në mediat greke, shtypi shqiptar sot qarkulloi lajmin e arrestimit të katër doganierëve shqiptarë në Kalpaq të Janinës, gjatë një operacioni për shkatërrimin e një bande hajdutësh që operonte në Greqi.
U fol për gjetjen në vendngjarje të dy kamionëve (një, sipas disa mediave) dhe një makine shoqëruese ku ishin katër doganierët. Duke nuhatur afrimin e policisë greke, dy shoferët e kamionëve arritën të largoheshin, për t’u kapur më vonë, siç bëhet me dije.
Të katër të arrestuarit janë punonjës të hetimit doganor në Drejtorinë e Doganave, ndërsa autoritetet greke thonë se në kamionët e ndaluar u gjetën sende të vjedhura, të cilat ishin grabitur në Athinë e zona të tjera të Greqisë.
Ndërkaq burime për DITA-n japin të dhëna të ndryshme për ngjarjen. Katër punonjësit e hetimit doganor, thonë burimet, ishin angazhuar pikërisht në hetimin e dy kamionëve, të cilët ndërruan rrugë dhe në vend të hynin në kufirin shqiptar nga Kakavija, vendosën të kalonin nga pika e Tre Urave në Përmet.
Doganierët nxituan të ndiqnin të dyshuarit deri te pika tjetër kufitare përmes territorit grek, duke shkurtuar mjaft distancë. Por ndjekja nga ana e policisë greke “zuri në grackë” personat e gabuar.
Ngjarja në fakt pritet të sqarohet orët në vijim për të dalë e vërteta.
Deri tani drejtoria e përgjithshme e Doganave është rezervuar të japë prononcim për këtë çështje./ DITA

Cfare mashtrimi, qe mund te besohet vetem nga persona te semure rende mendore dhe tek femijet me kopesht pa dreke.
Kater punonjesit e Hetimit Doganor (pse kater) jane kaq te perkushtuar ne detyren e tyre sa ndjekin kontrobandistet ne shtetet fqinje per t’i kapur se me cilin “ligj” ata e dine, a thua se jane punonjes te interpolit, apo CIA-s.
Po pse xhanem duhej te lodheshin kaq shume, kur me nje telefonate u behej kontrolli nga koleget e tyre ne piken dganore tek Tre Urave ne Permet.
Ketyre kater bajgave u eshte prishur pazari me kontrabandistet dhe nuk kane dashur qe pazarin e tyre t’ua marrin te tjeret tek dogana e Tre Urave. Plasi ne burg keta mashtrues e grabitqare qe bashkepunojne me kriminele e hajdute ne dem te shtetit e te qytetareve shqiptare.
E paskn garantuar lirimin doganieret tane.Pse duhet te ndjeke makina me doganiere makinat e dyshuara per vjedhje,nuk ka polici apo Shish?Po keto makina anuk do kalonin neper dogana?