Arrestimi i deputetëve, ndihmë nga BE. Gati projektrezoluta

Bledar Lumani

Zhvillimet e fundit në vend, që pas arrestimit të deputetit Mark Frroku e në vijim, megjithëse kanë tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve të Parlamentit Europian që merren me Shqipërinë, nuk priten të përfshihen në projektrezolutën, që pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme nga Komiteti i Jashtëm europarlamentar.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE: Po i ndjek këto zhvillime. I lexoj agjencitë e lajmeve, por unë nuk mund të vlerësoj nga këtu dhe për këtë më duhet të flas me disa partnerë në Shqipëri, sesi e shohin ata atje. Së bashku me kolegun e PPE-së, Kukan kemi vendosur të diskutojmë këtë situatë me Komisionerin Hahn dhe deri atëherë nuk jam në gjendje për të thënë se kush ka, ose jo, të drejtë. Unë mund t’iu them vetëm se, ajo çfarë po shohim për momentin nuk është një tablo e këndshme dhe shpresoj me të vërtetë se, pas hetimeve të qarta, sa më të shpejta sigurisht por dhe intensive, ne do të kemi një tablo më të qartë.

TCH: A do t’i përfshini dhe këto zhvillime me ndryshimet në raportin tuaj?

Knut Fleckenstein: Jo, nuk do të përmenden, sepse është tepër vonë për këtë raport. E për të qenë i sinqertë, për të shkruar mbi këto duhet të kesh vërtet fakte për t’i provuar.

Nga burime konfidenciale mësohet se takimi me Komisionerin Hahn pritet të mbahet më 22 Prill. Midis të tjerash, eurodeputetët parashikohen të bisedojnë me të mbi mundësitë e Komisionit për të ofruar asistencë juridike, në rast nevoje, për hetimin e deputetëve të akuzuar; qëndrimet e fundit të Tiranës zyrtare mbi BE-në dhe rajonin; si dhe për ecurinë e vendit në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, të nevojshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë që, të tjera burime rrëfejnë për Top Channel se Fleckenstein, menjëherë pas votimit të projektrezolutës nga Komiteti i Jashtëm europarlamentar, pritet të shpenzojë disa orë në Vlorë, më 16 Prill, ku mendohet të bisedojë “rrëmbimthi” edhe me kryeministrin Rama.

Share This Article
7 Comments
  • ecni me shpejt populli do rezultate do mirqenie dhe mbrojtjen e dinjitetit si shqipetar dhe jo si nje zvarranik

  • NUK E KUPTOJ CFARE NDIHME ESHTE.

    A DO TI ARRESTOJE POLICIA SHQIPETARE KETA KRIMINELE APO DO VIJNE EURODEPUTETET TI ARRETOJNE.

    KJO NUK KUPTOHET MIRE.

    • Ju ca gjera duhet ti kuptoni.. Eshte ardhja e tyre në Tiranë. Dietat që do marin. Bisedat me politikanë e juriste. Dhe në fund llogarisin. Kooha per shkrim plan pune. Tre ditë, koha e shpenzuar me sekretaren per biletat , koha e harxhuar nga sekretarja per prerje bileta. Prerja e biletave plus interes. Koha e udhetimit vajtje ardhje, mbritja në shqipwri, bisedat, takimet, udhetimi nga aeroporti në tiranë, xhirot neper tiranë, kostoja e kohës së drekës dhe çmimi i saj, etj shuma totale 2 milion e 123 mij eurë. Që do i llogariten Shqiperisë në asistencën që do perfitoj Shqiperia.
      A e kuptuat asistencen juridike?

  • E çuditeshme por e vertet.Gjithe ajo tymnaje njemujore po shumezohet me “0”.Njeri nga te tre duhet te denohet.Ose Doshi+Frroku,ose Meta.Rruge te mesme nuk ka.

  • ****….kush vjedh,kush vret,kush ja don te keqen personit te pa fajshem ,kushe bene tradhti kombetare duke shitur vendin e teritorin tone vendi tije duhet te jete ne burge,qofte dhe zyrtar apo deputet.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  • Kreshniku.
    Nje here thane europa nuk hyne ne ket pune.
    Tani qe ngeli sharra ne gozhd.
    U dashka te hyjne
    me qellim qe te zvaritet puna
    u be shume zhurme per asgje
    Doshi -thash e theme
    Ka dashte te me vrase jo po
    ska deshmitare
    Tani do denohet pse deshmitari hane fjalen???
    Len qe per fjal goje nuk duhej arrestohej
    Meta thote .”pjesmarrje e me shume grava(nuk percakton kush gra Baresha,stalljere apo tornitore) ne jeten politik,RRUGA E VETME PER LARGIMIN E POLITIKANVE PRIMITIV”;
    PSE KY PARLAMENT PASKA QEN PRIMITIVE KU META KA PUNUAR DIsA LEGJISLATURA E RAMA 2 VJETE.pSE E KAN lejuare??.Gurin dhe arren i kan pasur ne dore.
    Edhe per kete duhet ndihma e Parlamentit europjane.
    Parlament PRIMITIV:??
    Ketu njeri thote shumzoje me zero-o- do thoja me -5 sepse humben 5 muaj gjykatave e prokurorive META:RAMA e karajfil Tahiri.
    Kjo dukej qysh diten e pare qe esht nje trojk me Llalen ne krye.
    Llalla duhet ti paguaj gjith keto shpenzime.

    Sa per frrokun te gjith kan pasuri te fshehur dhe ksaj ja kane friken sespe frrokun deshen si koke turku me gjith doshin me i then botes e pastruam parlamentin??.
    Por dardha e ka bishtin prapa.frroku nuk esht budalla e te rrine si mumje
    Pse ka hesht belgjika???.A jen te verteta akuzat apo te rreme nje sekretari si karla del.P……
    frroku te qestsohet e doshi te disiplinohet.
    Jan perpara akuzave te verteta apo te sajuara???
    Doshit ska asnje rendesi.Sa her thone ka dashur me te vras???
    Pasatj shqiptari se ka per gje me te akuzuar kote:::
    aqe me keq me hanger fjalen::
    Fakt
    Nje politikan fillozof i thuren nje garcke me hetusin nje akuze te pa qen:
    Organizata ate deshi e vuni me shpatulla pas murit per 8 ore pyetje pergjigje.
    Dikur duksh(A.S) shprehu nje mendim ti japim afate deri nerer te mendohet dhe ti thote oragnizates arsyete.
    Jo tha (K.A.) sonte nuk luajm nga vendi.
    i akuzuar spati kohe te konsultohet me asnjeri.
    Pytja ishte a e ndien qe ke pergjgjesi para Partise??
    A e pranon gabimin ??
    a e njef autokritiken Komuniste??.
    C te bente??
    Tha kush punon edhe gabone..Duatrokitje.
    per ti then thellohu me teper se e ke mire.
    Pranoj qe kam ber gabime ne pune partia me ka ndihmuar(Eh eh eh eh vjne nga presidjumi
    Por nuk kane qen me qellim….
    Ate nuk e dine ti e dine Partia .
    Nje ne dore.Fjala fjlaen K. Tha tani mendoj ta mbyllim u sqarua gjithshka nga i akuzuari, e pranon fajen.
    Medoj organizata te pushojn e marrin vendim per parjashtim.
    Ti jepet hetusis per ndjekje penal ..
    Agjitacion e Prpagand kudre Partise …..Duartroktuije Me 1 vote kunder u perjahstua e futen ne burge fill pas mbledhej per disa vite…
    Ne bised intime me A.S. ne demokraci
    Pse e pajshtuan …nge partia ,,,,,,.
    nuk pati cfare te bente.Para se te hynim i thash mos prano por e lodhen 20-30 komuniste shumica intelektuale.
    I bugosuri pas lirmit tha me erdhen shume deshmitar(ne hetusi) qe nuk i njfja ase nuk i kisha takuar apo biseduar sepse iasha larguar qysh v. 1950,kur dikush nga ata nuk kishte lindur.Ne hetusi ju thash nuk e njof per here ta pare po e shof.a din o nga esht?? Jo.Mendoju mire??.A lejohet ta pyes si e quajn e nga esht.po te them ne esht S.M .nga…..
    Jo tha nuk e njof. Ai kishte lind ne v.50.
    Ja ky ishte deshmitar qe kishte leshuar deklarate e kam takuar ketu e aty dhe me ka then keshtu e ashtu.
    Ruajuni mos te merret kush ne qafe kote.
    Korrupsion ka dhe sote.sorollatje per dokumete formular gjykat,administare e institucione vetem qe te cvatin sa me shume .
    2-3 vjet ka nje person ne Tirane qe vuan per te rregjistruar pallatin e tij.
    Ketoi kishim per ndihme.
    Sespe nuk jemi mesuar me opzitar,me demokraci .

    Por per mendime ndryshe i themi tjetrit armik,reaksionar, tradhtare.Drejtimi i mire kerkon mirqenje ,ekonomi ,qetsi e paqe nderveti.

  • Deri tani keni bere nje vrime ne uje! Shpresuam shume, por jemi totalisht te zhgenjyer! Koha po ecen, dhe cdo dite njerezit po reflektojne se per ke paskan votuar! Kjo gjendje nuk durohet me! Gjeni zgjidhjen, zbatoni ligjin njelloj per te gjithe, dhe mos veproni me 2 standarte. Turp i madh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *