Arrestimi i Elsa Lilës, kush është “koka” e grupit të trafikantëve!

Amelda Amelda

9 persona janë vënë në pranga ndërsa dy të tjerë kërkohen nga policia italiane për shkak se akuzohen se janë një grup kriminal që shpërndanin drogë në provincat e Romës. Në këtë operacion që u zhvillua herët gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi.

Por kush e drejtonte grupin?

Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore, ndërsa për shqiptarin thuhet se ndodhet jashtë Italisë dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve u sekuestrua më shumë se një ton drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një romak dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit

. Ishin ata që menaxhonin tregtinë e hashashit dhe marijuanës që silleshin në Romë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Vlonjatet dhe tere kurveleshi duhet te behen patriote duke mbeshtetur fort unionin shtepia e lirise sepse urrejtja e hershme e Italianeve per Vlonjatet fshehurazi dhe spijunazhi Grek do gjejne nje gjuhe te perbashket dhe do te varrosin pergjithmone jugun ne pergjithesi dhe Vloren ne veçanti.

  • “Bir Selman I nenes, ç’te te qaj me pare”, eshte thenia e vjeter. Per kë “shtepi lirie” e ke fjalen, per ate te sales e te likes. Na sqaro se ndoshta e kam kuptuar keq.

  • Hahaha koka e grupit dihet qe eshte Rama dhe Veliaj ndersa keta te Elses se PS jane nje dege e mafies trafikante se PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *