Roshi thotë se arrestimi i tij ka qenë politik, ndërsa akuzon Flamur Nokën dhe Agron Kuliçajn, që e survejojnë.
“Në radhë të parë i kërkoj ndjesë gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që u shqetësuan nga kjo ngjarje e zmadhuar qëllimisht, ku unë u vendosa në qendër të vëmendjes publike pa dëshirën time. Së dyti i kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve të Kavajës për përgojimin e jashtëzakonshëm të emrit tim si i zgjedhuri me votën e tyre.
Unë nuk kam ushtruar asnjë lloj dhune mbi trajnerin e Tiranës, për të cilin kam pasur dhe do kem respekt si ish-futbollist i shkëlqyer i kombëtares dhe si përfaqësues i një skuadre mike në Kavajë. Kam zbritur poshtë për të qetësuar gjakrat e ndezur nga një gjest i nxituar i trajnerit të Tiranës dhe nuk kam pasur asnjë arsye tjetër. Por megjithatë nuk ndihem mirë që i dhashë një sebep sado të vogël atyre që nuk i zë gjumi që në 8 maj 2011 nga dëshira për të më bërë keq. Konkretisht Sali Berishës, i cili përmes Flamur Nokës dhe Agron Kuliçajt ka organizuar forca të tëra survejimi e provokimi ndaj meje.
Është e qartë se Sali Berisha nuk e gëlltit dot faktin që Kavaja e përzuri me votë në 8 maj pas 20 vjet premtimesh të pambajtura. Ai kërkon të hakmerret me çdo kusht me Kavajën, por në fakt ai me Kavajën nuk lahet gjithë jetën. Ka marrë votat 20 vjet dhe nuk ka lënë gënjeshtër pa thënë në mes të 20 vjet me radhë. Deri edhe sjelljen e detit në Kavajë ka premtuar.
Ndërsa unë i premtoj se në 23 qershor Kavaja do t’ia fusë në hesapin e ndëshkimit me votë edhe këtë burgosje kriminale timen për qëllimin e tij vetëm e vetëm politik. Më 23 qershor Sali Berisha do ta mësojë përfundimisht se Kavaja nuk harron asgjë dhe nga Kavaja ai dhe PD-ja nuk kanë çfarë të marrin më përveç ndëshkimit të merituar për 20 vjet tallje e poshtërime,” tha Roshi.
***
Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka lënë sot drejtorinë e policisë së Tiranës dhe ka mbërritur në Gjykatën e qytetit të Kavajës ku do t`i komunikohet edhe masa e sigurisë.
Pas 48 orësh në drejtorinë e policisë së kryeqytetit, Roshi është transportuar nën masa të rrepta sigurie drejt qytetit të tij ku pritet që Gjykata të japë edhe masën e sigurisë për të.
Numri një i Bashkisë së Kavajës u arrestua të dielën pasdite pas një konflikti me trajnerin e Tiranës, Nevil Dede. Policia e Kavajës e shoqëroi fillimisht në komisariatin e këtij qyteti, por tubimi i qytetarëve që kërkonin lirimin e tij bëri që të merrej vendimi për dërgimin në Tiranë. Gjatë tubimit të qytetarëve që mbështetën Roshin nuk mungoi dhuna e policisë.
Roshi rrëfen incidentin në Kavajë: Noka dha urdhër për të më arrestuar
“Arrestimi im ka prapavijë politike. Urdhri u dha nga ministri Noka”, thotë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili u arrestua dy ditë më parë në qytetin e tij, pas konfrontimit me trajnerin e Tiranës, Nevil Dede. Në një intervistë për GSH, Roshi tregon se si nisi konflikti pasditen e të dielës në stadiumin e Kavajës.
“Nuk jam konfliktuar fizikisht me trajnerin e “Tiranës”, Nevil Dede. Ka pasur një veprimtari timen për të qetësuar situatën, pasi trajneri bëri një gjest antisportiv dhe provokues për të gjithë stadiumin. Ngriti grushtin si simbol komunist, për të nënkuptuar se qyteti i Kavajës është qytet komunist”, thotë Roshi.
Kreu i Bashkisë së Kavajës thotë se urdhri për arrestimin e tij është dhënë direkt nga ministri Noka. “Kam qenë prezent në sherrin që ka bërë shefi i komisariatit, Urim Rexhepi me ministrin e Brendshëm, Noka, i cili i ka kërkuar drejtpërdrejt arrestimin tim. Deri në atë moment kam qenë i lirë, në zyrën e shefit të komisariatit duke shpjeguar ngjarjen, pasi jam paraqitur me vullnetin tim të plotë për të dhënë versionin tim për ngjarjen, pasi mësova se ndaj meje ishte bërë një kallëzim. Duket qartë që ka një nxitje politike. Veprimet e policisë nuk kanë spunto ligjore, por kanë shfrytëzuar një situatë të stisur për të diskretituar figurën time, si kryebashkiak i Kavajës dhe si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm të vitit të kaluar. Nga analizimi që u bëhet gjithë veprimtarisë së policisë dhe informacioneve që vijnë nga dëshmitarë okularë, duket që trajneri i “Tiranës” është përdorur nga policia për të plotësuar skenarin e hartuar po nga ata”, thotë Roshi për GSH.
“Arrestimi i Elvis Roshit, inskenim politik, Dede u keqpërdor”
11 mars – Arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës ka prapavijë politike dhe është kryer në shkelje të plotë të rregullave të ligjeve të vendit. Akuzat vijnë nga avokati i Elvis Roshit, i cili priste që gjatë ditës së djeshme klienti i tij të linte ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. Plarent Ndreca tha dje për mediat se “të gjitha veprimet e policisë dhe prokurorisë kanë prapavijë politike. Gjykojmë se edhe trajneri i Tiranës, Nevil Dede është përdorur nga policia për të bërë kallëzimin penal. Arrestimi ka një prapavijë politike dhe ministri i Brendshëm duhet të vërtetojë të kundërt duke publikuar tabulatet telefonike nëse ka kërkuar apo jo arrestimin e Roshit”.
Arrestimi i kryebashkiakut
Elvis Roshi, mbetet në qeli në ambientet e paraburgimit në pritje të masës së sigurisë që do të jepet nga Gjykata e Tiranës. 38-vjeçari, u ndalua nga Policia e Kavajës të dielën në mbrëmje në përfundim të takimit Besa-Tirana 2-1, pasi ndaj tij pati një kallëzim penal nga trajneri i Tiranës, Nevil Dede, i cili e akuzon Roshin për dhunë fizike në pushim të ndeshjes. Pasi qëndroi për disa orë në ambientet e komisariatit të Kavajës, Elvis Roshi u transferua në Tiranë nën masa të rrepta sigurie, pasi situata u tensionua nga tubimi para ambienteve të komisariatit të Kavajës, nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët kërkonin lirimin me çdo kusht të Roshit. Policia njoftoi gjithashtu se në lidhje me këtë konflikt, i cili ka ndodhur në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes, janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 7 shtetas për konsumim të veprave penale të “grumbullimit të paligjshëm”, “mosbindje ndaj punonjësve të policisë”, si edhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
Po shof nje debat ne TV per kete arrestimin.
PS ka cuar intelektualin e çquar Fidel Ylli ta mbroje Rroshin. Gabim i madh.
E vetmja gje qe ka thene eshte Mos beni retorike boshe . E ka thene 6 here deri tani.
Avokati i Rroshit ok
PS me Fidelin me duket se po punon kunder vetes se vet.
Fidel Zidani. 😛
Klubi i Tirones ,kupto i Lules ,Bythqirit,dhe federata e futbollit jane te korruptuar dhe i sherbejne politikes se Berishes.Ne vend qe te lejojne veten e tyre te perdoret,te bejne sport.Por dihet qe c’do e ka politizuar Berisha.Kjo urrejtje qe po krijon ky Vicidolas serb do ti kushtoje shume rende shqiptareve,prendaj largohuni nga politika pa qene vone dhe mos akuzoni politiken sikur po ju politizon.Ju klubi Tirona dhe te gjithe klubet e tjera jeni politizuar deri ne palce.Turp per te gjithe.Pse nuk merni shembull nga Zheji ,CIli,Hoxha presidenti,Shkullaku apo Fevziu,ata “nuk e lejojne “veten te perdoren nga Berisha..?!!Ngjani si dy pika uji.Beni futboll dhe jeni te ndershem..!
O NEVIL KURVA MOS BEJ GAF TE KALOSH NE KAVAJE SE NUK KEMI PER TA FALUR KETE KURVLLIK QE I BERE QYTETIT TONE O PROSTITUTA E SALES QE NGATERROVE SPORTIN ME PAZARET E POLITIKES.
O DEDE MOS U BAN VEGLA E LUL BASHES SE DO PENDOHESH E SALI RRUGAQIT SE NJERI ASHT SMERLAP KURSE TJETRI PIQ TA PERKTHEJE LULI JUAJ SE KA KEN NE HOLLANDE AI FSHIHET PER TE GJITHE KETE INSKENIM POLITIK DO SHKOSH PER LESH MOS U KAP ME POPULLIN E KAVAJES
Ore, jeni ne vete? C’lidhje ka populli I Kavajes se nje I papergjegjshem si Roshi hyn ne dhomat e zhveshjes dhe godet nje person cilido qofte ai?
Ishte po ky person qe beri ate skandalin me ish te dashuren ku beri qesharak edhe vete Edin me Erion Veline. Ai person nuk ka asnje te drejte te godase kerkend se kujtoi se u be kryetar bashkie me votat e popullit socialist te Kavajes ka te drejte te beje cte doje.
Nese eshte per burg aty te rrije dhe te vere mend, nese eshte per tu liruar te lirohet.
Per mua nuk ka lidhje fare edhe politika ketu, le te na behet mesim per te gjithe.
Po kur te vijme ne pushtet cfare do te beje ky trimi? pergjigja eshte DO NA DISKRETITOJE PARTINE SOCIALISTE. Keta lloj tipash te forte jashte, jashte, jashte PS.
per mua Roshi aktualisht po vuan burg politik??
Nevili eshte bere si Shaqo Bregu, spiun??
Futja kot SPIUN???? Ti me godet dhe une jam spiun????
Thirrini mendjes, ju jane erresuar syte dhe keni humbur llogjiken.
E more pergjigjen e gjykates, munges provash e jashteligjshme!
Me vjen keq per Nevil Deden qe ka rene kaq poshte, apo eshte bere keq per capen e bukes???
Nevil mos te kane premtuar dhe ty drejtor ne ministrin e sporteve??? Sherbeu se do ta gjesh te miren nga keta horra. Ktheu Nevil sa s’eshte vone se turpi do te mbuloj dhe shume shpejt do behesh pishman per ate qe bere. Nje falje publike ne shtyp dhe vendos figuren tende ne vend, te jane dashur shume mund e djerse per tu bere ky qe ishe?? (se sot ne boten e sportit je i neveritur, si SPIUN i Lulkes)
Po si ju duket Nevel dede burr i mire e,Ai as me shum dhe as me pak shte nje vemje e ndyr qe perdoret nga ata legenat e bashkish qe nga Sul hunderri , zogu i kurves e gjith ata dallaverexhijt e parazitet e sport tirana qe i perdor per nje rrog Luli i 21 Janarit I haruat dallaveret e ketij jevgjitit Dede me ndeshjet qe shiste ju zyrtaret parazit te klub tiranes qe na nxirrni dhe ate pederastin BIXH BALERIN KURRVO .
Te shkarkohet ne vend Komisari i Policise se Kavajes, kuksiani Urim.
Nuk mund te provokohet keshtu nje qytet i tere duke i arrestu pa shkak kryetarin e bashkise qe e kane zgjedh vete duke mashtruar me kushte flagrance.
Le te denoncohet ne gjykate kush ka bere veprim te paligjshem ,Si MULI qe ka urdheruar ashtu dhe shefi i policise qe e ka zbatuar ,Plehra
Per tre intervistat me keni fshire nje koment per arsye etike Mirpo ketu keni lejue komente jashte etike qe po ta krahasonit me komentin tim jane shume me shume jashte etike.Por me sa duket komentet kunder Edi Ramer nuk i lejoni
Njerez ruhuni nga provokimet, jane metodat me te shemtuara qe perdor so Saliu i ka perdorur edhe ILiri edhe Fatosi, me anen e vegles se SHiSH. Tregohuni indiferente. Mua personalisht me kane survejuar gjate gjithhe kohes dhe ngaqe nuk arriten gje me kane kercenuar hapur: “po punove per Edi Ramen” do perfundoni shume keq. As me kane impresionuar fare kercenimet, grackat e tyre dhe turp tiu vije atyre njerezve qe kane pranuar te perdoren sado xhelozi te kene pasur….Jau kam falur te gjitha loja eshte e hapur kush ka aftesi dhe kauz le te konkuroje, por nuk eshte kjo. KASTA E VJETER nuk do ta lere vendin te ece perpara. E kane tepruar zullumin dhe nga tmerri nuk dine ç’bejne po pengohen me kembet e veta, prandaj rrini gjakftohte dhe krejt indiferente