Edhe pse doli të fliste me rastin e 10-vjetorit të krijimit të forcës së drejtuar prej tij dhe aksioneve ndaj komunitetit, zoti Meta nuk mund t’i shpëtonte dhe pyetjeve mbi një nga ngjarjet më aktuale në vend, vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe arrestimit një ditë më parë të kreut të saj, zotit Ardian Fullani.
“Qëndrimi im, i forcës sime politike, por edhe i mazhorancës qeverisëse ka qenë dhe është i pandryshuar në lidhje me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, që do të thotë mbështetje për Prokurorinë dhe Gjyqësorin për të hetuar deri në fund skandalin dhe për të vendosur pikat mbi “i”. Ndërsa ne nuk do të bëjmë gjë tjetër, veçse do të respektojmë vendimin e drejtësisë mbi këtë çështje”, u shpreh zoti Meta.
I pyetur në lidhje me reagimin e qeverisë, nëse do të kërkojë apo jo shkarkimin e Fullanit nga posti i kreut të Bankës së Shqipërisë, Meta u shpreh:
“Mazhoranca do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit në këtë situatë, por edhe do të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe integritetin e saj. Ndaj do të lejojmë organet kompetente të hetojnë dhe të japin verdiktin e tyre, ndërkohë që do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Europian për të forcuar integritetin e BSH”.
Në lidhje me reformën në drejtësi, për të cilën është paralajmëruar se do të jetë prioriteti kryesor i Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion të ri, i pyetur nëse mazhoranca do të kërkojë bashkëpunim me Presidentin e Republikës, Meta u përgjigj:
“Reforma në drejtësi është prioriteti kryesor dhe do të ecë përpara me vendosmëri, sigurisht që do të kërkohet edhe bashkëpunimi me të gjithë institucionet kushtetuese, gjë që është e rëndësishme”.

Ai Bezhani, qe eshte me koken ulur me tutje me koken ulur. Sa tip koti me duket ai njeri. Me se merret ai, a di gje njeri te thote ?!
Na plasët trapin me Ilir Metën. Duket hapur që ju ka qeras mirë Meta për ta nxjerrë sa më shumë në media me këtë lajm e qëndrim të tij. Sikur s’ishte Meta ai që, kur plasi skandali i vjedhjes, e mori në mbrojtje Fullanin me hallin se mos prishej stabiliteti bankar. Si duket do me mbuluar këto gjurmë por kjo e kompromenton edhe më shumë.
Ali babai me xhakete anni 70
Dhe sikur te shpallet i pafajshem Fullhajni ,mazhoranca haleate nuk ka cfare te ndihet fare
sepse ai nuk eshte as me ze dhe as me figure ,si ty Qelbesire
hiqeni nga faqet e gazetes kete ,se po humbet dhe lajmi i Fullhajnit
ka ditelindjen LSI ??
RUAJNA ZOT NGA IDIOTESIA ,NGA ILIRI DHE DREQNIA !
Tani qe kete pune e bekoi dhe ilir Muti,
vaj medet si muhabet.
ha ha ha
Eshte e kote qe shani ilir integrusin vetem likja e di se si i integron gjukatat . Likja e di se si inegrohet floriri dhe leku. Likja duhet te integrohet me tre dhoma e guzhine brenda ne banke. Vetem ne kete menyre shqiperia integrohet e qete . Nejse , sa here shkruaj fjalen integrim , shkoje ne hale te lirohem duke u integruar , bark.
TE JEPET RASTI TUA SHLYESH FULLANEVEBURGUN QE DUHEJ TE HAJE PARA TIJ ….
Me shume per ne ka rendesi qe po krijojme shtet ligjor , prandaj cdo kriminel apo hajdut i Shqipetareve meriton burgun , ….. Respekt kesaj qeverie per ato qe po ben per Shqiptaret .
Sidomos Likja e “mbeshtet fort” prokurorine!