Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të tij Erion Braçe në lidhje me arrestimin dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.
KLP, duke theksuar se është institucioni që Kushtetuta i ngarkon detyrën për të garantuar pavarësinë e prokurorëve, shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit e qeverisë mund të çojnë në paragjykim në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtorit. KLP shton se çdo shkelje e çdo prokurori të Shqipërisë mund të denoncohet pranë Prokurorisë të Krimeve të Rënda.
Deklaratë për mediat e KLP:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.
Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

Veprimtaria e Prokurorit te Durresit z.Ndoja eshte kaqe e rende dhe ndoshta pa vend .qe ka detyruar si KM dhe ZvKM te nderhyje per kete mase.Prandaj edhe KLP duhet te jete me engazhuar per te pare me me perparesi.kete nderhyrje dhe te cohen ne vend ose drejtorii hipotekes se Durresit ose nderi i Prokurorit z.Ndoj.Hekuri rrihet i nxehte.
KRYEMINISTRI SI QYTETAR I PARE I NJE SHTETI SE PARI ESHTE QYTETAR!
– E verteta, ligji, drejtesia edhe vonon … por nuk harron !
Si i tille ka te drejte te denoncoje publikisht cilindo qe shkel ligjin.
Aq me teper duke qene kryetari i qeverise, pushtetit ekzekutiv, pra i ligjzbatimit shqiptar.
Si i tille ai ka te drejten dhe detyrimin ligjor te beje detyren e tij edhe per nje fakt po aq madhor. Ai ka burime teper te sigurta ñga organet e tjera ligjzbatuese te specializuara te brendshme dhe aleate.
Edi Rama, megjithe gabimet e fajet e tij asnjehere ne keto 19 vjet si politikan nuk ka bere as kryegjykatesin as kryeprokurorin suprem te Shqiperise si paraardhesit e tij ne krye te “ Bandes se Gangstereve” SaLike Ramollah Ajatollah Berisha.
Koha do ta vertetoje se ky prokurori Durresit e ka derdhur kupen e zollumeve dhe shperdoruar detyren e tij , sic ka ndodhur me mbi 75 per qind te ligjrrenimit dhe drejtesi shkaterrimit ne keto 27 vjetet e fundit.
E verteta, ligji, drejtesia vonon por nuk harron !
Never ever… Kurre asnjehere !
Ky kryeminister nuk ka mbrojtur qytetarin Pula,por ka mbrojtur jenicerin e vet,duke shkelur rende pavaresine e gjyqesorit!
Edhe ne te tjeret kemi denoncuar veprime te pa ligjeshme te gjyqesorit,por ky kryeminister,jo vetem nuk na ka mbrojtur,por eshte tallur me ne duke thene se “nuk eshte as gjykates e as prokuror”!
Po tani ku e gjeti kompetencen te behet kryegjyqtar dhe kryeprokuror?
Po gjyqtaren qe mbeshteti akuzen e prokurorit,pse nuk e akuzojne keta?
Rama me kete veprim te ndyre vertetoi se ne drejtesi vetingu eshte nje farse se prap ligjin do ta beje politika!
O KLP-JA E “VENUSAVE” TE ENVERIT:
Edvin Droga nuk e can fare trapin per ju njashtu sic nuk e cau trapin fare kur Komisari i Policise Dritan Zagani denoncoi Kapobanden e Habilajve te Droges qe rezultoi se ishte Ministri Beniamin i Edvinit, Saje Qorri, njashtu sic nuk e cau fare trapin kur Komisari tjeter i Policise Emeliano Nuhu denoncoi banditet socialiste krutane me Kapobande Taulant Ballen qe pallonin femrat ne mes te dites dhe u digjnin bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani. njashtu sic nuk e cau fare trapin per pergjimet e prokurorsise me leje Gjykate per Gjushat dhe Avdulajt e Krimit, njashtu sic nuk e cau trapin fare kur u kap me presh ne dore Damian Gjiknuri te vidhte fondet pubike me Bashkim Ualjn si nje Kulceder e papare, njashtu si te gjitha aferat mafioze te Rilindjes Enveriste,
njashtu:
SI AL KAPONE KUR SULMONTE PROKURORET AMERIKANE NE CIKAGO NE KOHEN E QEPES TE PRESIDENTIT HOOVER.
O KLP-JA E “VENUSAVE” TE ENVERIT:
Edvin Droga nuk e can fare trapin per ju njashtu sic nuk e cau trapin fare kur Komisari i Policise Dritan Zagani denoncoi Kapobanden e Habilajve te Droges qe rezultoi se ishte Ministri Beniamin i Edvinit, Saje Qorri, njashtu sic nuk e cau fare trapin kur Komisari tjeter i Policise Emeliano Nuhu denoncoi banditet socialiste krutane me Kapobande Taulant Ballen qe pallonin femrat ne mes te dites dhe u digjnin bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani, njashtu sic nuk e cau fare trapin per pergjimet e prokurorsise me leje Gjykate per Gjushat dhe Avdulajt e Krimit, njashtu sic nuk e cau trapin fare kur u kap me presh ne dore Damian Gjiknuri te vidhte fondet pubike me Bashkim Ualjn si nje Kulceder e papare, njashtu si te gjitha aferat mafioze te Rilindjes Enveriste,
njashtu:
SI AL KAPONE KUR SULMONTE PROKURORET AMERIKANE NE CIKAGO NE KOHEN E QEPES TE PRESIDENTIT HOOVER.
Imagjononi si do hipin perpjete keta kur te filloj spak
Sipas ketyre prokuroret duhet te merren vetem me hajdut pulash
Kur preken te afermit e qeverikareve prokuroria nuk ben dhe eshte e korruptuar
po pse hidhet perpjete km dhe zkm qe nuk bejne denoncim?
KUQ e Zi ……….Mos u lodh Kot. Ne jemi akoma ne diktatur..Me.vjen keq per ty.
Çdo qytetar ka te drejten e Zotit te denoncoj, sipas mendimit te tij
Detyra e institucionit me te larte te drejtesise eshte te verifikoje dhe te vendose ku eshte e drejta.