“Arrestimi i Kserës, për të shpëtuar Saliun dhe gruan e tij”

Dita

Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e ish-ministrit Spiro Ksera.

Ngjela thotë se prokuroria po përdoret për të arrestuar zyrtarë si Ksera, pët të shpëtuar Sali Berishën.

Ai thotë se ministria e Kserës vizitohej shpesh nga bashkëshortja e Berishës, Liri Berisha.

“E arrestuan ministrin e Saliut, Ksera. Komedi.

Gjithçka vjen dhe ecën për të shpëtuar Saliun.

A e mbani mend sesa shpesh e vizitohej ministria e Kseres nga gruaja e Saliut?

Por pushteti gjyqësor është i Saliut; edhe Prokuroria gjithashtu.

Atëherë, çfarë po ndodh: mos filloi Saliu të godasë vetveten?

E pamundur. Çështja është që t’i dilet përpara reformës në drejtësi për të thënë se filloi Reforma Antikorrupsion.

Po Ksera? Ai nuk di si të veprojë. Në fakt duhet të bëhet pentito, domethënë i penduar.

Por, a e lënë prokurorët aktuale? Jo.

Këtu qëndron loja: paratë i ka marrë vetëm Ksera.

Por mitingjet dhe aktivitetet fals që ka bërë ministria e Kseres, kane qenë aktivitete të Partisë Demokratike.

Atëherë? Natyrisht, Ksera duhet të jetë i vetëm, pa lidhje në taborin e Saliut…prandaj duhet të hetohet para se të vijë “batica”, domethënë, Reforma në Drejtësi.

Por, sipas kësaj logjike, duhet të ketë edhe të tjerë ministra bashkëpunëtorë në vjedhje me Saliun.

Patjetër që po. Sepse ata nuk duhet të bëhen të penduar. Ky është sekreti.

Ja, kjo është gjendja shqiptare, kur FMN nuk ia dha sot paratë Qeverisë shqiptare. Sepse ajo nuk e ka bërë dot Reformën në Drejtësi.

Por qeveria Rama nuk do kete para as për rrogat. Drejtoju popullit Rama.!..nuk ke pushtet pa drejtësi, nëse di të mendosh politikisht për gjendjen… Sepse, ne shtator të vitit 2013 Rama e quajti qeverisjen një dalje për gjah me Metën dhe me Koçon, kur unë i thashe që “pa Reformën në Drejtësi je i rrëzuar”, si edhe Nanoja.

Ja pra…kjo eshte gjendja. Por Reforma do bëhet, e kupton apo jo Rama….dhe e do apo jo Saliu. Vjedhësit janë të gjithë të identifikuar… E vetmja rrugë e zbutur e tyre duhet të jetë PENDIMI. Dënimi I tyre është i pashmangshëm”, shkruan Spartak Ngjela.

 

Share This Article
6 Comments
  • reformen e fillojne qe tani gjyqtaret e prokuroret e ndershem.mbi ata nuk ka fuqi as zoti jo me saliu e ndonje tjeter,jane ata gjyqtaret e prokuroret e ndershem pas ardhes te luftes nac clirimtare qe do ti shtrendgojne rripat vjedhesve e te korruptuarve te qeverise berisha por dhe te kesaje qeverie ne se do te kete,me pare se te hyje ne fuqi reforma.ata djem e vajza jane nen mbrojtjen e popullit.te cdukim keta qelbesira qe jetojne mudis nesh silur kane qene zoter.te perkrahim pa rezerva qeverine rama meta.

  • Kjo situate duhet te vleresohet drejte nga Rama dhe per kete ka te gjithe kohen e nevojsheme ne dispozicion.Se FMN nuk jep fonde kjo eshte per te vene duarte ne koke dhe per te menduare se drei ku paska shkuare gjendja,edhe ne themi me ze te larte Edi Rama ne se nuk ke rruge zgjidhje beje thirrje popullit dhe ai pa tjeter do te jete me ty dhe jo me kreminelet,bile kjo do te jete dhe foram me e mire dhe me e shpejte per te mioratuare reformen ne drektesi kaq shume te pritur dhe te perfokur nga kreminelet qe nuk e duane kurre se si.

  • o spartak (lexo spurdhjak)

    Ti je ndoshta nje nga figurat e urryera te kombit se bashku me Fatos Ulkonjen qe pas 1992 u bete miq-armiq me berishen dhe tani ai ju perdor si letra hijenike se jeni ne fakt.

    Me sjelljen tuaj pas viteve 90′ them me bindje te plote se Enver Hoxhs ka bene gjene me te shkelqyer qe ju trajtoi si krimba qenefi

    Edhe ne kete rastin e Kseres ose jeni idiot ose paguheni si i tille PSE:

    kur themi donald lu…..kuptojme lul basha k/m ne 2017

    kur themi berishe kuptojme elez biberaj-frank wisner qe jane mentaret e saliut per 25 vjet dhe javet e fundit e kane rritur “adrenalinen” me burrokratin Donald Lu qe po e luan keq rrolin e sufflerit..

    Kape kete ketu poshte o spurdhjak… a e do me shkoqur per donald lulzim bashen ??

    Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit.

    Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

    Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
    “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
    Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
    Kokalari shkruan:
    “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
    Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

    Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:

    “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.

  • Edi Rama jo vetem nuk e kerkon ,por as nuk e do nje drejtesi profesionale.Sikur edhe vete Edi te jete gjykates ne gjyqin e Saliut,do ta liroje per mungese provash.

  • Keq me vjen per Ramen. Davan tani e ka te humbur.Reformen ne Drejtesi e bene Luja dhe ekspertet nderkombetar te Venecias. Rama te ruaj ato qe kapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *