Arrestimi i Mikel Shallarit, zbulohet motivi i vrasjes së Artan Cukut

Ornela

Dy ditë pas arrestimit të 24-vjeçarit Mikel Shallari nga Kuçova del në dritë edhe motivi i ekzekutimit me armë zjarri të ish-kryekomisarit Artan Cukut.

Policia zbardh shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë dhe konfirmon se Mikel Shallari e ka vrarë Artan Cukun për motive gjakmarrjeje.

Krimi dyshohet se u porosit nga një burg jashtë vendit, ndërsa po hetohen disa pista që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që urdhëruan vrasjen.

Sipas Report Tv 24-vjeçari ka kryer vrasjen në bashkëpunim, krim për të cilin rrezikon të dënohet me jo më pak se 30 vite burgim.

Shallari 24 vjec rezulton person me precedent penal për krime si armëmbajtje e trafik narkotikësh ndërsa ka qenë më parë i proceduar si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

Mbrëmjen e 8 Prillit Mikel Shallari ekzekutoi me 5 plumba pistoletë Artan Cukun, ish drejtorin e policisë së Vlorës dhe oficer karriere, ndërsa pas atij krimi Shallari u largua duke fshehur dhe armën.

 Sipas të dhënave te policisë Shallari ka marrë 25 mijë euro.
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *