11 persona, përfshirë këtu një prift nga Bergamo, një të sëmurë me AIDS, një trajner futbolli dhe një polic janë arrestuar në zonën mes Lombardisë dhe Emilias.
Ata akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me djem të mitur në këmbim të parave.
Operacioni i i karabinierëve në Breshia solli edhe njëherë në vëmendje historinë e pedofilisë që ka prekur edhe qytete të tjera si të Bergamo, Milano, Monza dhe Brianza dhe Parma.
Djemtë paraqiteshin si të rritur në rrjetet sociale dhe pas lidhjes së kontakteve, të dyshuarit kërkonin raporte seksuale me ta në zona të izoluara në këmbim të dhuratave apo parave.
Një arrestim është bërë edhe në provincën e Pavias. Ndërsa thuhet se disa nga personat e arrestuar u kanë dhënë edhe telefona celularë fëmijëve për të shkëmbyer mesazhe erotike.
Gjithashtu u kanë dhënë në disa raste edhe një zinxhir ari me stemën e Interit, por edhe bileta për argëtim në parqe, si dhe darkë në McDonalds.
Mes të arrestuarve është edhe një i sëmurë me AIDS. Ai është 56-vjeçari Claudio Tonoli, i arrestuar javë më parë nga policia lokale e Breshias.
