Një aksion i policisë së Korcës ka cuar në arrestimin e 18 personave dhe sekuestrimin e një sasie prej 1.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine, një sasie kokaine, një sasie Canabisi.
Operacioni i koduar” Konvikti” u realizua nga sektori kundër narkotikeve në policinë e Korçës. Mësohet se lënda narkotike fshihej në nga ambientet e ishkonviktit ku sot jetojnë familje të pastreha. Konvikti ndodhet pranë shkollës “Demokraci” në qytetin juglindor, që njihet si një zonë problematike.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të grumbullimit të lëndës narkotike. Ende nuk ka të dhëna nga policia për identitetin e personave të arrestuar, ndërsa mësohet se këta ishin nën hetim prej muajsh.

Koco Kokdhima nga parlamenti po i meshon me gjith force o buura drejt droges…Tahiri i arresto thu se nuke bejne pjes ne nje grup parlamentar piffff
1 fajtor mjafton.