Arrestohen 2 persona për plagosje të rëndë në Laç, në kërkim edhe 2 vëllezër

Dita

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim krimi” Efektivat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë arrestuar në Kurbin shtetasit:

* Mariglen Stojani, 26 vjeç, banues në Kurbin

* Sander Rica , 51 vjeç , banues në Kurbin

Si dhe kanë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve (vëllezër)

* Elson Lleshaj, 29 vjeç, banues në Kurbin

* Ervisjon Lleshaj, 31 vjeç, banues në Kurbin

Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

* K.B. 23 vjeç banues në Kurbin

* R.Ll. 33 vjeç, banues në Kurbin

Më datë 03.12.2015, rreth orës 21.00, në Sanxhak, Kurbin, është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Traumave Tiranë ,ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Mariglen Stojani. Nga veprimet e kryera rezulton se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje të jenë vëllezërit Lleshaj, ku ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes këtyre shtetasve.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë e fishekut mod.54 dhe disa bishta druri veglash pune. Në veprimet e para hetimore,kur është marrë në pyetje shtetasi Mariglen Stojani ( i dëmtuari) ka refuzuar të japë shpjegime duke u përpjekur të mos deklarojë të vërteten në lidhje me ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *