Arrestohen 200 persona pas sulmit terrorist në Pakistan

Elton Tafaruci

Autoritetet pakistaneze njoftuan sot arrestimin e 200 personave dhe marrjen në pyetje të mijëra të tjerëve si pjesë e hetimit pas sulmit terrorist ku u regjistruan 73 të vdekur, në mesin e së cilëve mjaft fëmijë, dy ditë më parë në Lahore.

“Më shumë se 5 000 persona janë marrë në pyetje, pjesa më e madhe prej tyre janë lënë të lirë, por rreth 2016 të tjerë janë në paraburgim për arsye të hetimeve më të detajuara”, njoftoi ministri i Drejtësisë, Rana Sanaullah.

Në një prononcim për shtyp në Lahore, kryeqendra e provincës, ai shtoi se operacionet po vijonin ende në të gjithë territorin e Pendjabit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *