Tre persona janë ndaluar në Tropojë për akuzën e “Kontrabanda me mallra të tjera, në bashkëpunim”. Një prej tyre është dogranier në doganën e Qafë-Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,
Jeton Markaj, 26 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, me detyrë doganier në pikën kufitare Qafë-Morinë, dyshohet se nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa AA 065 EI, në pronësi të shtetasit Nertil Riza, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 2 ton e 90 kg domate, automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës në P.K.K., Qafë-Morinë.

Për këtë arsye janë ndaluar dhe Shyqiri Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Paqe dhe Nertil Riza, 25 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi, gjatë kontrrollit nga policia në aksin rrugor Tropojë-B.Curri, në automjetin “Furgon”, me targa AA 065 EI, nën drejtimin e të cilit ishte Nertil Riza, kishin të ngarkuar 2 ton e 90 kg domate, pa faturë dhe të pa zhdoganuara.
Ndërkohë që një tjetër shtetas me iniciale B.L, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj po procedohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet si bashkëpunëtor.
