Arrestohen 4 doganierë, kalonin mallra kontrabandë

anazapta

Katër doganierë dhe një tregtar janë arrestuar sot në Sarandë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Sipas policisë, doganierët kishin lejuar kalimin kontrabandë të një kamioni me mallra që kapnin vlerën e 5 milionë lekëve.  Gjithashtu, në pranga është vënë edhe tregtari që kishte mallin në pronësi.

Blutë e Vlorës bënë të ditur se kanë vënë në pranga Kristaq Naco, 41 vjeç; Genci Bejkon, 41 vjeç; Migjen Nushaj, 31 vjeç, Erion Ademi, 31 vjeç dhe tregtarin Guxho Haxhiraj, 42 vjeç.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *