Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për gjobvënie. Sipas njoftimit të policisë, ata kanë kanosur një 36-vjeçar për dhënien e një shumë prej 100 mijë eurosh. Të arrestuarit janë Ervin Gjana, 22 vjeç, Altin Dardha, 22 vjeç, Rustem Koçi, 21 vjeç Ravjola Lila, 24 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar jane gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshojet se këto shtetas kanosnin nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve Juland.M., 36 vjeç.