Arrestohen 5 serbë në Kosovë, Serbia: Do të ndërpresim dialogun

Dita

Pesë serbë të Kosovës janë vendosur në pranga, pasi dyshohet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se përpjekjet e vazhdueshme të politikës serbe për ta penguar integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës, bie në kundështi me parimet e fqinjësisë së mirë, interesave të qytetarëve serbë në Kosovë, vlerave evropiane dhe aspiratave për integrimin në BE.

Ndaj këtij episodi ka patur reagime të ashpra edhe nga zyrtarë të Beogradit, të cilët paralajmëruan se nëse personat në fjalë nuk do të lirohen, Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun me Kosovën.

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u shpreh se pesë të ndaluarit janë të pafajshëm dhe duke qenë të tillë, ai thotë se duhet të lihen të lirë deri në mbrëmje.

Gjuriç deklaroi se faji i tyre i vetëm është shprehja në mënyrë publike e kundërshtimit ndaj krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kush po e bënë politikën dhe mbronë kushtetutë e sovranitet në Kosovë, presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, AKI-a, policia, institucionet e drejtësisë, kush?
    Nuk po mund të kuptoj se për ç’sovranitet të Kosovës bëhët fjalë, kur urdhërat ipen nga Beogradi e zbatohen në Prishtinë. Beogradi kërkon “brenda ditës të lirohen pesë serbët e arrestuar, ose…” dhe Prishtina ende pa i ardhur fundi ditës i liron serbët e arrestuar 100% jo pa arësye. Në anën tjetër kryeministri flet “për nevojën e armëpushimit politik me Serbinë”, sikur të ishte duke folur përçartë. Po çfarë lufte politike është duke bërë Kosova kundër Serbisë? Vërtetë pa qenë njeriu truetharë nuk mund të flas kaq përçartë.
    Çështja e sovranitetit të Kosovës duhet të shtrohet urgjentisht për diskutim, madje nëse jo për asgjë tjetër (ndonëse janë mijëra arësye) kjo qeveri për shkak të nënshtrimit të tillë diktatit të Beogradit, duhet të përmbyset. Sa më parë, aq më mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *