Dje në mbrëmje në një operacion blic të policisë belge të fokusuar kryesisht në lagjen Schaerbeekl janë ndaluar 6 personave, të cilët prokuroria i ka lidhur më hetimet mbi ngjarjet.
Gjithashtu një i dyshuar që po organizonte një sulm, u arrestua në Paris nga policia franceze.
Sipas hetimeve të deri tanishme terrorristët e ISIS, po përgatisnin një sulm të ngjashëm dhe të shumfishtë në Bruksel, sipas stilit që kishin përdorur më parë edhe në Paris.
Një pjesë e celulës xhihadiste në të cilën mendohet se do të bënte pjesë dhe Salah Abdeslam, duhet të qëlllonte mbi njerëzit në rrugë me kallashnikovë, ndërkohë pjesa tjetër duhet të hidhte në erë aeroportin dhe metronë, ashtu siç ndodhi.
Kjo hipotezë e fundit ka dalë gjatë hetimeve mbi ngjarjet në Bruksel, e sipas mediave vendase, mund të quhet e pranueshme edhe pse nuk është e sigurtë.
Në grupin e zjarrit që do të qëllonte në rrugë, krahas Adbeslam, sipas rikostruksionit të ngjarjeve, bënin pjesë dhe Mohamed Belkaid dhe Amine Choukri.
Por shkëmbimi i zjarrit që ndodhi në lagjen Forest, gjatë të cilit policia vrau Belkaid dhe në të cilin Salah u arrestua, penguoi realizimin e plotë të planit.
