Arrestohen 62 pjesëtarë të “Cosa Nostra”, dhe një 26 vjeçar nga Shqipëria

Herion Mesi

Një operacion i gjerë i policisë italiane ka çuar në pranga 62 persona, pjesëtarë të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar, i quajtur Erion Prendi, 26 vjeç, në foto më poshtë.

Arrestimet janë kryer në Palermo dhe në provincat rreth saj. Në pranga përfunduan edhe dy kapot e grupit mafioz, 77 vjeçari Mario Marchese, si dhe 81 vjeçari Gregorio Agrigento.

Banda merrej me krime të ndryshme, duke përdorur metoda mafioze, si grabitje, korrupsion, tregti me mallra të vjedhur. Ata kishin investuar në pasuri të patundshme. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *