Arrestohen 7 të rinj, u ofronin moshataret e tyre për seks të moshuarve

anazapta

Shtatë persona kanë rënë në pranga, ndërsa dy janë shpallur në kërkim nën akuzën e shfrytëzimit të vajzave të moshës 15-16 vjeç për prostitucion.  Policia e Elbasanit bëri të ditur se zhvilloi dje operacionin “Zogjtë e natës”, gjatë të cilit u arrestuan shtatë shtetas e pikërisht: Miglen Toska, 22 vjeç, K.R, 16 vjeç, Fabio Ullorja, 31 vjeç, Sokol Gula, 34 vjeç, Nikolla Kallajxhiu, 45 vjeç, Vasil Nosi, 58 vjeç, si dhe Artur Gula, 30 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i të pandehurve ka ardhur pas një hetimi disamujor, ndërkohë që operacioni zgjati rreth dhjetë orë. Bëhet e ditur se secili nga të arrestuarit kishte një funksion të veçantë në rrjetin për shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Mësohet se çdo e mitur ofrohej për 5 000 lekë orën dhe klientët ishin zakonisht biznesmenë. Megjithatë, shifra ndryshonte edhe në bazë të individit, pasi kishte raste, sipas policisë, kur një klient mund të paguante edhe 100 000 lekë për një natë me adoleshentet që shfrytëzoheshin si prostituta.

Hetimet treguan se bëhet fjalë për një grup të mirorganizuar, pasi kishte shërbim taksi dhe hotele të posaçme ku zhvillonte aktivitetin e vet. Klientët ndërkohë ishin njerëz në moshë, biznesmenë, ose ishin emigrantë. Policia bëri të ditur se ishin pikërisht të rinjtë e këtij grupi ata që gjenin vajzat, ndërsa pjesa tjetër merrej me hotelet si dhe gjetjen e klientëve. Mësohet se aktivititeti i tyre është i dokumentuar përgjatë vitit të fundit nga ana e agjentëve të antitrafikut.

Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, si dhe një sasi fishekësh automatiku. Në përfundim të operacionit ndaj të arrestuarve është ngritur akuza e “shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese”. Sipas policisë, nuk ka ende femra të proceduara për ushtrim prostitucioni, por ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për dy pjesëtarët e tjerë të grupit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Share This Article
4 Comments
  • C’eshte ky lajm idiot i policise qe thote se te moshuarit afronin 2 MILION leke te vjetra per te kaluar nje nate me minorenet. A jeni ne terezi ? Paska plas leku i madhe ne Elbasan.

  • Po ku ti marri babai im 2 milion leke se ai 70 mije merr pension apo e keni fjalen per te moshuarit qe Jane deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *