Arrestohen adoleshentët, kërcënuan 15 vjeçaren në Facebook për para

Saimir Lleshi

Dy adoleshentë në moshë të mitur janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.

Në pranga përfunduan shtetasit D. K. 14 vjeç, si dhe R.M. 15-vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, kanë kanosur me anë të rrjetit social Facebook shtetasen K.H. 15 vjeçe, duke i kërkuar një shumë prej 20.000 lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *